Dokumenti/ Vlahutin firmos kontratë qiraje 8 mijë euro/muaj për vilën luksoze të delegacionit të BE

Jan 26, 2017 | 18:32
SHPËRNDAJE

Ndërsa ambasadorja e Delegacionit të BE-së Romana Vlahutin është në epiqendër të një skandali për blerjen e vilës luksoze të Delegacionit të BE-së në Tiranë në shumën e 1.6 milionë eurove, një tjetër kontratë kompromentuese ekspozohet.

Në fillim të vitit 2015, biznesmeni L.D. dhe Vlahutin kanë rënë dakord për një kontratë qiraje me vlerë të këstit 8 mijë euro në muaj.

Vlahutin-qira-8-mije-euro

Kjo kontratë parashikonte që Delegacioni i BE-së do paguante 8 mijë euro çdo muaj për shfrytëzimin e vilës, ndërsa Delegacioni kishte kohë 1 vit që ta blinte vilën.

Sipas kësaj kontrate qiraje, nëse ndodhte që Delegacioni nuk do e blinte vilën për një vit, atëherë kishte detyrimin që të shfrytëzonte për 8 vite me qira vilën. Detyrimi vjetor i qirasë llogaritet në 96 mijë euro.

Kontrata-tip është ekspozuar sot nga kandidati për Avokat të Popullit, Altin Goxhaj, i cili u shpreh për Hashtag.al se:

‘Kjo kontratë tip është siguruar me USB nga burime të BE-së, nga zyrtarë korrektë që kanë interes në zbardhjen e kësaj afere”.

Kontrata e qirasë rëndon edhe më tepër historinë e blerjes së kësaj rezidence. Kontrata e qirasë zbardh detyrimin e kripur që Delegacioni i BE-së kishte marrë përsipër ndaj biznesmenit që shiste vilën në rast të mos blerjes.

Vlen të theksohet se delegacioni i BE-së nuk e ka praktikë blerjen e rezidencave të banimit. Nga ana tjetër çmimi i vilës i zbardhur në kontratën e shitjes prej 1.6 milionë euro është afro dyfish më i lartë se vlera e tregut.

Por dhe çmimi i qirasë i nënshkruar prej ambasadores Vlahutin rezulton dyfish më i lartë nga mesatarja e tregut në bllokun rezidencial. /Hashtag.al/

vlahutin qiraja

vlahutin qiraja 2

vlahutin qiraja 3

vlahutin qira 4

vlahutin qira 5

vlahutin qira 6

vlahutin qira 7

vlahutin qira 8

vlahutin qira 9

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura