DOKUMENTI/ Negociatat- Ministret shqiptare letër deputetëve të Holandës: Shtrijani dorën Shqipërisë, disa forca të errëta…

Oct 8, 2019 | 15:39
SHPËRNDAJE

“Panorama” ka siguruar shkresen qe Tirana zyrtare i ka derguar qeverisë holandeze per negociatat.

letra e holandes

Kjo leter, eshte e firmosur nga ministret femra te kabinetit qeveritar shqiptar.

“Tetë nga 15 ministritë në Qeverinë shqiptare drejtohen nga gratë; si nëna dhe vajza, si gra që luftojnë për familjet tona dhe për vendin tonë, ne do të donim të shtronim me ju një çështje që na shqetëson shumë të gjithëve, e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët- perspektiva evropiane e vendit tonë”, thuhet në letër, ku nder te tjera kerkohet ndihme per nje beteje qe nuk mund te fitohet vetem.

“Shpresojmë ta kuptoni se sa e vështirë është beteja jonë, të cilën nuk mund ta fitojmë të vetëm”, thuhet më tej, “dhe disa nuk duan që ne ta fitojmë, përfshirë dhe një pjesë këtu në vendin tonë”.

“Dështimi i përpjekjeve tona për të çelur bisedimet e anëtarësimit është çmimi më i madh për këto forca të errëta. Ne nuk kërkojmë që të ndryshoni pikëpamjet tuaja, thjesht duam që të bashkoheni me kombet e tjera të Europës duke i shtrirë dorën Shqipërisë dhe të na lejoni t’i çojmë këto përpjekje tonat në të një tjetër nivel”, përfundon letra.

545487458754 letra 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura