Dogji burrin dhe nënën e tij të gjallë në banesë, prokuroria kërkon dënim maksimal për Hysnie Hoxhallarin dhe ish-të dashurin e saj

| 20:02
SHPËRNDAJE
 

Prokuroria ka kërkuar burg për jetë për dy autorët e ngjarjes makabër të ndodhur në vitin 2018 në Vlorë.

kasemi-dhe-hysnia

Pas dy vitesh hetime, Prokuroria ka mbyllur dosjen hetimore, duke kërkuar dënimin më të rëndë për dy autorët e ngjarjes, përkatësisht Hysnie Hoxhallarin dhe Kasem Pirjasin. Kjo masë dënimi e para pas shumë vitesh që kërkohet për një grua.

Krimi i tmerrshëm u regjistrua më 21 janar të vitit 2018, ku humbën jetën Selkie dhe Olsi Hoxhallari.

Ata u gjetën të djegur brenda një dhome e ndarë me shtëpinë dhe fillimisht u duk si një aksident, por ngjarja mori tjetër rrjedhë kur policia zbuloi një mesazh të gruas drejtuar një të riu, i cili më vonë rezultoi të ishte i dashuri i saj.

Mesazhi që e nxori zbuluar gruan ka qenë: “Ç’më bëre, më more në qafë,”- i ka shkruar Hysnia, Kasem Pirjasit.

Kasem Pirjasi, 26 vjeçar, goditi me sëpatë Olsi Hoxhallarin dhe mbyti nënën e tij dhe më pas në bashkëpunim me Hysnien i vunë zjarrin dhomës për të humbur gjurmët.

Pas ngjarjes, policia vuri nën vëzhgim gruan 32 vjeçar, çka zbuloi të vërtetën e krimit të rëndë, duke i arrestuar.

Gruaja deklaroi gjatë seancës ku u njoh me masën e sigurisë se ishte penduar shumë, ndërsa i hodhi fajin për krimin e rëndë të dashurit të saj.

“Ndjehem e penduar se nuk kam kallëzuar krimin, por isha e kërcënuar dhe i druhesha opinionit publik për gjithçka kishte ndodhur. Kasëmi erdhi dhe më tha se mbaroi gjithçka, mbasi kishte vrarë dhe vënë flakën banesës. Më kërcënoi se, nëse do të tregoja, do të më vriste mua dhe fëmijën. Por ndjehem e penduar, që fsheha armën e krimit dhe nuk kallëzova për ngjarjen e rëndë”, ka deklaruar gjatë seancës Hysnie Hoxhallari.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.