“Do t’ju ndihmojmë për integrimin në BE”/ Kandidati demokrat për President në SHBA shpalos vizionin e tij për Shqipërinë dhe Kosovën (Dokumenti)

Oct 18, 2020 | 22:23
SHPËRNDAJE

Kandidati demokrat për president i SHBA Joe Biden ka shpalosur vizionin e tij për marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë dhe Kosovën.

biden per shqieprine

Një dokument i shpërndarë nga stafi i tij elektoral thotë se Biden është një mik i vjetër i Shqipërisë dhe Kosovës dhe komunitetit shqiptaro-amerikan dhe si president ai do të vazhdojë të mbështesë sigurinë e Shqipërisë dhe zhvillimin demokratik dhe ekonomik në rajon.

“Biden e kupton rolin e rëndësishëm të luajtur nga NATO dhe kërcënimet ndaj rajonit të paraqitura nga Rusia,” thuhet në dokument, raporton euronews.

Në dokument thuhet se Biden e mbështet Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kjo do të thotë se do e ndihmojë me reformat e vështira që i duhen për të ecur përpara – përfshirë shtetin e së drejtës, antikorrupsionin, reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore. Gjithashtu do të sigurohet që dyert e BE-së të mbeten hapur kur vendet si Shqipëria të jenë gati.”

Më tej dokumenti thotë se “Si senator, Joe Biden ishte një zë i fuqishëm në Kongres, duke qëndruar përpara agresionit të Millosheviçit. Ai mbrojti interesin e Kosovës kur fokusi i botës ishte diku tjetër. Joe Biden prezantoi rezolutën e vitit 1999 që autorizon Presidentin Clinton ‘për të kryer operacione ajrore ushtarake dhe sulme raketore kundër Republikës Federale të Jugosllavisë.”

Sipas dokumentit, si President, Joe Biden do të ndryshojë qasjen e çekuilibruar të Administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë duke rivendosur drejtësinë dhe barazinë në marrëdhëniet dhe duke punuar drejt një bashkëpunimi më të madh.

“Ai do të punojë në partneritet me Bashkimin Evropian për të ringjallur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë me qëllimin për të lehtësuar një zgjidhje stabilizuese, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse midis dy vendeve që respekton integritetin territorial të Kosovës dhe arrin njohjen e plotë të ndërsjellë,”

Më tej dokumenti shton se Biden do të insistojë që drejtësia për krimet e luftës dhe personat e zhdukur të vihet në vend.

deklarata
Dokumenti i shpërndarë nga stafi elektoral i Joe Biden për Shqipërinë dhe Kosovën

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura