“Do të të vras”/ 46-vjeçari bëhet xheloz, dhunon gruan dhe djalin e tyre të mitur, më pas i drejton çiften

May 28, 2023 | 12:03
SHPËRNDAJE

Një krim i mundshëm në familje është parandaluar në Dibër, ku në pranga u vu një 46-vjeçar, i cili pasi dhunoi gruan dhe djalin e tyre, i kërcënoi ata se do ti vriste me çifte.

cifte

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Trepç, njësia Administrative Melan, ku 46-vjeçari, për motive xhelozie, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre 17-vjeçar, duke u shkaktuar dëmtime fizike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari ka kanosur familjarët e tij.

Njoftimi i policise

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

Vihet në pranga 46-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur, si dhe i kanosi ato se do ti vriste me armë gjahu.

Sekustrohet arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari kanosi familjarët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas njoftimit të marrë se në fshatin Trepç, njësia Administrative Melan, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarve të tij si dhe po i kërcënonte ato me armë gjahu, menjëherë kanë  kaluar në adresën e dhënë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të munduar kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Sh., 46 vjeç.

46-vjeçari, për motive xhelozie, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre 17-vjeçar, duke u shkatuar atyre dëmtime fizike, si dhe i ka kanosur se do ti vriste me armë gjahu çifte.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari ka kanosur familjarët e tij.

Materialet procedurale i  kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura