“Do të të murosim”- Akuzohet si i përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Blendi Teta rrëfen si u mor peng dhe u kërcënua nga Ervis Martinaj: Më trego ku ndodhen vëllezërit Duka, ose… Ç’ndodhi natën e krimit

Dec 6, 2023 | 19:20
SHPËRNDAJE

Blendi Teta, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos më 27 gusht të 2019, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke pohuar se nuk e njeh ish-policin.

ervis martinaj leonard duka

“Nuk e njoh Santiago Malkon dhe nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen e 27 gushtit 2019. Në atë kohë kam qenë në Shqipëri. Vrasjen e kam mësuar disa ditë me vonë në gazeta. Më pas kam marrë informacion që isha në kërkim për lojërat e fatit dhe jam larguar për në Golem aty ku kam qëndruar deri në datë 13 shtator”, theksoi ai, në procesin gjyqësor në mungesë ndaj Leonard dhe Elis Dukës, Fatmir Hysenit, Oltion Logut, Aleksandër Manxhakut dhe Dritan Agajt.

Para togave të zeza, i pandehuri ka rrëfyer njohjet e tij me Ervis Martinajn dhe vëllezërit Duka. Ai ka deklaruar se ka pasur nën menaxhim një kompani lotosh, të cilën ia ka shitur vëllezërve Duka dhe Ervis Martinaj.

Ai thekosoi se pas vrajes së Santiago Malkos, Ervis Martinaj dhe grupi i tij e morën peng dhe e kërcënuan të tregonte se kush qëndronte pas ngjarjes.

“Më kërcënuan dhe më kërkoi të tregoj për vëllezërit Duka. Më pas më ka marrë dhe nën kërcënimin e armëve më kanë dërguar në një podrum në Sauk. Aty më kanë kërcënuar duke më thëne se të tregoja se kush ishte i përfshirë në ngjarjen e Malkos dhe se ku rrinin vëllezërit Duka. U kam sqaruar se nuk di asgjë, Martinaj dhe grupi i tij më kërcënuan se do më vrisnin dhe do më murosnin. Më pas ata më kanë lënë të lirë”, tha ai.

Dëshmia Blendi Tetës:

Nuk e njoh Santiago Malkon dhe nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen e 27 gushtit 2019. Në atë kohë kam qenë në Shqipëri. Në datë 27 unë kam qenë për një drekë tek lokali “La Familia” në zonën e Freskut. Në atë kohë isha menaxhon i kompanisë së lotove të Vëllezërve Duka për Tiranën. Ata i kam njohur 3 vite më pas pasi ju kam shitur atyre dhe Ervis Martinajt kompaninë time të basteve sportive.

Nuk kam hyrë në spitalin e fëmijëve por tek spitali 5. Më të mbërritur taksia jam nisur drejt banesës së shoqes time, në ‘Don Bosko’. Ndërkohë familjen i kam me banim në afërsi të liqenit të thatë. Aktivitetin e lotove e ushtroja që nga 2005-në shtator të 2019. Vrasjen e kam mësuar disa ditë me vonë në gazeta. Më pas kam marrë informacion që isha në kërkim për lojërat e fatit dhe jam larguar për në Golem aty ku kam qëndruar deri në datë 13 shtator. Dua të sqaroj që me Ervis Martinajn dhe vëllezërit Duka kam pas të njëjtin raport, çështje lotosh.

Gjatë kohës që isha në Golem taksisti që përdorja shpesh dhe që rrinte poshtë shtëpisë së shoqes time më ka treguar se policia më kishte kontrolluar shtëpinë. Më shoqen nuk flisja se ajo kishte frikë ngaqë kishte shkuar policia. Ndërsa më gruan dhe fëmijët nuk kisha folur. Kur jam kthyer në Tiranë më datë 13 më ka arrestua policia, aty nuk kam dhënë deklarime të nesërmen më kanë dhënë me firmos ca letra dhe më thanë që janë letrat e avokatit. Unë nuk kam lidhje me këtë ngjarje, as e njoh Santiago Malkon.

Në darkë më ka dërguar me makinë e Ervis Metanit sepse makinën time e kishte marrë shoqja ime e cila kishte shkuar në kavajë për punë personale. Në darkë me Leonard dhe Elis Dukës, Fatmir Hysenit, Oltion Logut, Aleksandër Manxhakut, të gjithë ishim menaxher për qarqe të ndryshme të lojërave të fatit. Kam shkuar tek dreka rreth orës 17:00 dhe kam qëndruar deri nga ora 19:30 ose 19:45 jam larguar. Ngaqë nuk kisha makinë i kam kërkuar Ilir Selmanit të më shoqëronte me makinën e punës që ishte ‘Skoda’ e bardhë dhe e përdorimin për të transportuar tavolinat e lotove. Selmani më ka shoqërua deri sa të gjeja një taksi. Kemi kaluar tek komisariati 4 dhe më pas kam shkuar tek spitali i fëmijëve. Njëra taksi ishte e prishur dhe një shitje e kioskës më tha prit 5 minuta se vjen taksia tjetër. Theksoj që celularin e kisha të fikur. Duke qëndruar aty kam dashur të shkoj në tualet. Aty në një lokal përbri spitalit 5 nuk kishte tualet dhe jam fut te spitali brenda për nevojat personale.

Nuk kam hyrë në spitalin e fëmijëve por tek spitali 5. Më të mbërritur taksia jam nisur drejt banesës së shoqes time, në ‘Don Bosko’. Ndërkohë familjen i kam me banim në afërsi të liqenit të thatë. Aktivitetin e lotove e ushtroja që nga 2005-në shtator të 2019. Vrasjen e kam mësuar disa ditë me vonë në gazeta. Më pas kam marrë informacion që isha në kërkim për lojërat e fatit dhe jam larguar për në Golem aty ku kam qëndruar deri në datë 13 shtator. Dua të sqaroj që me Ervis Martinajn dhe vëllezërit Duka kam pas të njëjtin raport, çështje lotosh. Gjatë kohës që isha në Golem taksisti që përdorja shpesh dhe që rrinte poshtë shtëpisë së shoqes time më ka treguar se policia më kishte kontrolluar shtëpinë. Më shoqen nuk flisja se ajo kishte frikë ngaqë kishte shkuar policia. Ndërsa më gruan dhe fëmijët nuk kisha folur. Kur jam kthyer në Tiranë më datë 13 më ka arrestua policia, aty nuk kam dhënë deklarime të nesërmen më kanë dhënë me firmos ca letra dhe më thanë që janë letrat e avokatit. Unë nuk kam lidhje me këtë ngjarje, as e njoh Santiago Malkon.

Dua të sqaroj e nderuar gjykatë që edhe pse e dija që isha në kërkim për lotot unë lëvizja. Në datën 8 ose 9 shtator të 2019 Ervis Martinaj ka kërkuar të më takojë. Për këtë gjë ai me ka sjellë për të më takuar një nga çunat e tij me emrin Arbër. E kam takuar Martinajn po atë ditë tek ETC në një lokal në kat të dytë. Ai ishte aty me disa nga anëtarët e grupit të tij mes tyre edhe Erigers Mihasi.
Aty Martinaj më tregoi videon time kur po prisja taksinë pranë spitalit. Aty më kërcënuan dhe më kërkoi të tregoj për vëllezërit Duka. Më pas më ka marrë dhe nën kërcënimin e armëve më kanë dërguar në një podrum në Sauk. Aty më kanë kërcënuar duke më thëne se të tregoja se kush ishte i përfshirë në ngjarjen e Malkos dhe se ku rrinin vëllezërit Duka. U kam sqaruar se nuk di asgjë, Martinaj dhe grupi i tij më kërcënuan se do më vrisnin dhe do më murosnin. Më pas ata më kanë lënë të lirë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura