VIDEO/ Pyetja provokuese për Real Madrid, reagimi i Kylian Mbappe i le gazetarët pa fjalë! Ja si u përgjigj ai

May 8, 2024 | 9:58
SHPËRNDAJE

Kylian Mbappe nuk i ka pëlqyer aspak një pyetje e bërë nga një gazetar pas humbjes së PSG nga Borussia Dortmund në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

mbape

Pas eliminimit të PSG-së nga Dortmund, e gjithë qendra e vëmendjes ishte te Mbappe, i cili me shumë gjasa përjetoi natën e tij të fundit në Ligën e Kampionëve me klubin parisien.

Megjithatë, sulmuesit francez nuk i ka pëlqyer aspak një pyetje e një gazetari, i cili i pyeti ‘nëse do të mbështeste Real Madridin në duelin e tyre kundër Bayernit në Bernabeu këtë të mërkurë’.

Mbappe zgjodhi të largohej, ndërsa bëri një shprehje në fytyrë, që duket se i thoshte të gjitha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura