Do të shiste të gjitha pronat e tij për të jetuar në Mars, por Elon Musk nuk heq dorë nga…

Sep 17, 2021 | 14:36
SHPËRNDAJE

Elon Musk ka shitur pothuajse të gjitha pasuritë e tij të paluajtshme, që arrinin vlerën e 100 milionë dollarëve, për të jetuar në Mars, por duket se një shtëpi e veçantë këtu në Tokë i ka rrëmbyer zemrën.

elon musk (2)

Sipas “page Six”, themeluesi i “SpaceX” nxori në shitje rezidencën e tij në muajin qershor për 37.5 milionë dollarë. Musk hoqi dorë nga shitja më 11 shtator, sipas të dhënave.

Sipërmarrësi dhe manjati i biznesit, i cili ka një pasuri që vlen rreth 193 miliardë dollarë nga sipërmarrjet e tij të shumta, e bleu rezidencën në 2017 për 23.4 milionë dollarë.

elon musk (5)

E vendosur në 47 hektarë, Musk e përshkroi shtëpinë si “një vend të veçantë” dhe kërkoi që kushdo që do ta blinte atë, do të duhej të kishte një familje të madhe.

Vendosa ta shes shtëpinë time të fundit të mbetur në Tokë. Thjesht duhet një familje e madhe që të jetojë atje. Është një vend i veçantë,”- shkroi CEO i “Tesla” në “Twitter” më 14 qershor.

elon musk (4)

Po, i shita shtëpitë e mia, përveç njërës në Bay Area që është dhënë me qira,“- tha ai.

E përbërë nga nëntë dhoma gjumi dhe 10 tualete, shtëpia shtrihet në 16,000 metra katrorë.  Në maj të vitit 2020, Musk premtoi se do të shiste pothuajse të gjitha pasuritë e tij.

Unë po shes pothuajse të gjitha pasuritë fizike. Nuk do të ketë më shtëpi”,- shkroi Musk në “Twitter”. Musk kishte 12 shtëpi të tjera që i shiti.

elon musk (3) elon musk (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura