“Do të hedhë në erë gjithçka”- Alarm për bombë në kullën Eifel në Paris

Sep 23, 2020 | 13:15
SHPËRNDAJE

Kulla Eifel në Paris u rrethua me shirit policie, pasi një burrë kërcënoi se do ta hidhte në erë me një bombë.

eifel

Alarmi u dha paraditen e sotme. Emblema e kryeqytetit francez u evakuua ndërsa policët rrethuan rrugët përreth.

Stacioni televiziv lokal BFM në Paris tha se policia mori një telefonatë anonime rreth mesditës me kohën lokale duke pretenduar se një bombë ishte vendosur.

Policia e armatosur u filmua në vendngjarje ndërsa oficerët kërkonin një pajisje të mundshme.

Gazetari francez Amaury Bucco shkroi në Twitter: “Perimetri i Kullës Eiffel u rrethua, operacioni i policisë në zhvillim e sipër. Një burrë kërcënon të hedhë në erë gjithçka”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura