Do bëhen prindër për herë të parë, Klea Huta dhe Elgit Doda marrin vendimin e rëndësishëm për ditën e ardhjes së bebit në jetë

May 26, 2020 | 11:40
SHPËRNDAJE

Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen prindër për herë të parë së shpejti. Dhe ata kanë marrë një vendim të rëndësishëm për ditën kur lindë foshnja i tyre.

Çifti i njohur kanë vendosur që Elgiti të jetë në sallën e lindjes kur Klea të sjellë në jetë fëmijën.

Lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ajo shkruan se ky është një nga vendimet më të bukura në jetë që prindërit mund të marrin për të pritur së bashku ardhjen e fëmijës.

“Një nga vendimet më të bukura në jetë është që të dy prindërit ta presin ardhjen e fëmijës bashkë,”- shkroi Klea, teksa shpërndau një postim ku tregohen 5 arsyet pse partnerët duhet të jenë të pranishëm në sallën e lindjes.

Çifti kanë zbuluar se gjinia e fëmijës së tyre është djalë. Ndërsa Klea ka ndarë detaje të shtatzënisë me ndjekësit e saj gjatë gjithë kësaj periudhe nga blerja e rrobave tek blerja e krevatit.

/Panoramaplus.al

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura