Djegia e autobusit, flasin familjarët e viktimës: Ishte besimtare

May 31, 2016 | 2:00
SHPËRNDAJE

VLORE- Në banesën e Violeta Gjikës, 65-vjeçarja që u shkrumbua në flakë në autobusin e tragjedisë në Krujë, është hapur dera e mortit.

Violeta Gjika
Trupi i së ndjerës deri në orët e darkës nuk kishte mbërritur pasi do të kryheshin veprimet dhe ekspertizat përkatëse në Tiranë.
Violeta Gjika

Të afërmit pohua se Violeta Gjika, bashkëshortja e mësuesit dhe shkrimtarit Remzi Gjika, është nëna e dy fëmijëve, tashmë të martuar, me banim njëri në Greqi dhe tjetri në Belgjikë.

Edhe 65-vjeçarja, sipas tyre, ka punuar gjithë jetën e saj si mësuese dhe ka punuar në disa shkolla të Vlorës. Lajmi tragjik ka shokuar mjaft të afërm, por edhe banorë të Vlorës që e mbajnë mend atë si ish-mësuesen e tyre.

Prej pak vitesh, dy të moshuarit jetonin të vetëm në banesën e tyre. “Violeta ishte besimtare dhe shkonte në mënyrë të rregullt në Kishë. Kishte shkuar disa herë në ekskursione të ndryshme të organizuara nga Kisha.

Ne nuk mund t’ia vëmë fajin askujt për shkakun e tragjedisë, atë ia kemi lënë drejtësisë. Njeriu ynë më i shtrenjtë nuk na kthehet më. Ajo gjeti vdekjen në mënyrë kaq tragjike dhe kjo është shumë tronditëse për ne”, shprehen të afërm të saj.

QEMAL BIRAKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura