‘Dje ishim heronj, sot…’/ E gjobiti policia, mjekja denoncon çfarë ndodh në oborrin e QSUT-së-VIDEO

Sep 28, 2020 | 14:37
SHPËRNDAJE

pjimage - 2020-09-28T142920.864

Mjekja dermatologe Monika Fida ka denoncuar live në rrjetet sociale se në oborrin e QSUT-së, sipas saj mjekët nuk lejohen të parkojnë automjetet e tyre pasi koncensionari i parkimeve ka bllokuar vendet për ta.

Teksa ndodhej në ambientet e QSUT-së për konsulta dhe për të dhënë mësim për studentët, mjekja është gjobitur nga policia ndonëse automjeti kishte leje parkimi në ambientet e QSUT-së.

Mjekja Fida ka vënë në dukje se përveç kushteve të vështira në spitale, mjekët duhet të paguajnë dhe gjobat për parkim nga keqmenaxhimi i QSUT-së.

“Ne që ofrojmë shërbimin, bluzat e bardha që deri dje ishim heronjtë, nuk mundemi që të parkojmë këtu. QSUT nuk ka vende për mjekët dhe nuk ka vende për të ofruar shërbim”, tha mjekja Fida, e cila ka publikuar edhe një mesazh drejtuar n/drejtorit të QSUT-së ku i kërkon trajtim njerëzor të koncesionarit dhe policisë ndaj mjekëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura