“Dje i ra portës, sot i bie qylit”, Gaz Paja komenton në foton e Besit me Cikalleshin: Unë e kam me Roshin darkën, këta bëjnë gola gjithandej…

Sep 11, 2019 | 12:39
SHPËRNDAJE

Në fushën e “Elbasan Arena”, Kombëtarja shqiptare arriti që të merrte një fitore drithëruese ndaj Islandës. 4-2 është rezultati i ndeshjes së djeshme, ku golat për Shqipërinë u realizuan nga Dermaku, Hysaj, Roshi dhe Cikalleshi.Festa-e-golit-te-shqiperise

Ky i fundit duket ka publikuar sot një foto në “Insatstory”, ku shfaqet së bashku me aktorin e humorit, Bes Kallaku.bes cikalleshi1

Besi e ka ripostuar këtë foto në profilin e tij në “Instagram”, ku duke qeshur shkruan, se Cikalleshi ka shkuar që të bëjë gol edhe te restoranti i tij.CIKALLESHI BESI

“@sokolcikalleshi ka ardh me bo gol te restoranti, mos me pagujt, dje i ra portes sot i bje qylit ?. #champ”, ka shkruar Besi bashkëngjitur me foton, e cila ka marrë mijëra pëlqime.gaz

Madje edhe komentet kanë qenë të shumta, ku disa ndjekës i shkruajnë që të “hajë bukë e djathë e domate”. Ndërkohë në sy bie edhe komenti i aktorit të njohur të humorit, Gaz Paja, i cili zbulon se do të darkojë me një tjetër futbollist të Kombëtares, Odise Roshin.bes cikalleshi

“Une e kam me @roshiodise darken. Këta bëjnë gola gjithandej mo vlla”, shkruan Paja, ku vendos edhe një emoji duke qeshur e një tjetër që nxjerr gjuhën jashtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura