Djali turpëron të dashurën, shënon fjalët që ajo thoshte në gjumë dhe i publikon në Facebook

May 21, 2015 | 13:21
SHPËRNDAJE

Ky djalë është vërtetë një komik i madh. Një i dashur është bërë sensacion i momentit në rrjetet sociale teksa ka bërë publike ditarin e tij të veçantë ku shkruante frazat që ka thënë e dashura e tij në gjumë.

I njohur si Soggybrick, ai ka shkruar në Facebook disa nga këto fjalë vërtetë qesharake.

Djali i djallëzuar e ka turpëruar të dashurën e tij ku ka bërë publike fjalët pakuptim të thëna nga ajo në mënyrë të pavetëdijshme.

Ja disa nga shprehjet.

“Dua pak argjilë, gjërat janë shpërndarë gjithandej”

“Nuk mund të bëj asgjë tani, jam në mes të filxhaneve”

“Nuk mund të bëjmë të tjera, nuk kemi makinën e madhe”

“Disa persona të çuditshëm po më testojnë”

“Më duhen më shumë këmbë”

“Nuk e ke fituar besimin tim”

“Ndjej se tastiera ka ngecur tek unë”

“Sa ka ngelur deri sa harta të mbarojë”

“Nuk e mbaj mend përse ti po shkëmbeje mollët”

“Me jep gjërat shijuese”

“Nuk mund të fle, se do futem në telashe. Shtrat, shtrat, shtrat”

“Djathi nuk mund të jetë kështu”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura