Dita e Verës, Veliaj fton qytetarët: 24 orë festë në 34 evente

Mar 3, 2024 | 20:36
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, fton qytetarët që më 14 Mars, Ditën e Verës, të bëhen pjesë e aktiviteteve të shumta që do të organizohen.

dita e veres

Nëpërmjet statusit të tij në ‘Facebook’, Veliaj bën të ditur se do të ketë mbi 34 evente në vende të ndryshme në kryeqytet.

“Dita e Verës, festa e të gjithë Shqiptarëve! Mos e humb, ?️14 Mars, 24 orë festë, 34 evente! P.S. Mos harroni veroret”, shkruan Veliaj.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ish-Blloku, Parku i madh i Liqenit si dhe Sheshi “Skënderbej”, do të jenë qëndra e festimeve për Ditën e Verës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura