Diskutimi për bojkotin, opozita i rikthehet punimeve të Parlamentit – FOTO

Jan 24, 2019 | 9:58
SHPËRNDAJE

Opozita është rikthyer në Kuvend. Deputetë të opozitës, si Rudina Hajdari dhe ish-ministrat Edmond Panariti e Klajda Gjosha, ligjvënës së LSI-së, kanë qenë prezent në mbledhjet e komisionit te jashtëm.

bafe5c7c-af54-49aa-a56e-4e32360d64e9

Në komision i ftuar ishte Pandeli Majko, Ministër Shteti për Diasporën.

Deputetët, sipas rendit të ditës, do të diskutojë projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore” dhe çështje të tjera.

bafe5c7c-af54-49aa-a56e-4e32360d64e9

Kujtojmë se në seancën e fundit në parlament më 16 Janar, opozita braktisi punimet para përfundimit. Pas kësaj, kryetari i opozitës Lulzim Basha njoftoi vendimin e opozitës për nisjen e protestave në vend.

Komisioni-Jashtem-sot

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura