Disfatë në derbi, vazhdon momenti i errët i Shkëndijës në kampionat. Por kreu flet përsëri shqip

Aug 15, 2021 | 19:28
SHPËRNDAJE

Shkëndija e Tetovës vazhdon të vuajë dhe paraqitjet jashtëzakonisht të dobëta në Europë po shoqërohen me të tjera të tilla edhe në kampionat. Pavarësisht ndryshimit të trajnerit me largimin e Gjokës për të kthyer Akrapoviç, tetovarët nuk po arrijnë të shfaqen përsëri në formën më të mirë.

shkendiaj renova

Kjo u pa edhe sot, në derbin kundër Renovës, të cilin Shkëndija e humbi me shifrat 2-1. Kuqezinjtë pësuan dy gola nga Jusufi e Selmani, por pasi shkurtuan diferencën me Doriev, nuk arritën të shfaqnin përsëri aftësitë e tyre para portës kundërshtare pavarësisht një përbërje cilësore me emra si Ibraimi e Hebaj. Kështu, Shkëndija mbetet me 1 pikë pas dy ndeshjesh, ndërsa sheh Renovën të marrë kreun me 4 pikë, ashtu si Shkupi e Struga të cilat fituan ndeshjet e tyre sot.

REZULTATET
Borec-Tikvesh 2-1
FK Skopje-Bregalnica 0-0
Shkëndija-Renova 1-2
Shkupi-Makedonija 2-0
Struga-Pelister 1-0

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura