Dibra nderon Artan Cukun, ceremonia ku do t’i jepet titulli “Nderi i Qarkut”

Aug 14, 2019 | 17:03
SHPËRNDAJE

Keshilli i Qarkut Diber do t’i jepe ditën e enjte titullin “Nderi i Qarkut Diber” Dëshmorit të Atdheut, Artan Cuku.

Ceremonia do te mbahet ne Hotel “Veri”, me date 15 Gusht, ora 11:00, në Peshkopi.artan-cuku

Kujtojmë se policia greke arrestoi këtë të hënë bashkëpunëtorin në vrasjen e komisar Artan Cukut, Kristaq Lecin.

Ky i fundit, sipas hetimeve, ka bashkëpunuar me Bledar Jambellin dhe Mikel Shallarin për të kryer krimin. Sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Mikel Shallarit, Leci ishte personi që do të kryente vrasjen, por në tentativën e parë ai ka dështuar, pasi kishte pasur frikë se mos zbulohej.

30-vjeçari e cilësonte Bledar Jambellin, si të “madhin” ose “shefin” në bisedat me Shallarin, këtë të fundit e ka edhe kushëri të parë. Duke iu referuar dosjes së Prokurorisë, që disponon gazeta “Panorama”, ka qenë Leci ai që e ka prezantuar Shallarin me Bledar Jambellin, i cili konsiderohet si porositësi i vrasjes.

Plani për të kryer krimin është thurur gjatë ditëve të fundit të marsit 2017 dhe janë bërë dy tentativa për realizimin e qëllimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura