Dialogu ndërqytetar shpall fituesit

Apr 22, 2011 | 9:12
SHPËRNDAJE

Instituti Shqiptar i Medias  në bashkëpunim me UNESCO-n dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, organizoi konkursin për esenë më të mirë me temë: “Në vend të përplasjes, aleancë e qytetërimeve: opinioni im”, për nxënësit e shkollave të mesme të vendit. Pjesëmarrësit u ftuan të shfaqin mendimet dhe opinionet e tyre në ese të shkurtra rreth temës së marrëdhënieve ndërmjet qytetërimeve, kulturave dhe feve të ndryshme. Juria e përbërë nga pesë anëtarë: Zana Tabaku, Virgjil Muçi, Alma Hodo, Arben Muka, Agim Doksani, përzgjodhi fillimisht njëzet esetë më të mira, të cilat u botuan në një libër të veçantë. Pas vlerësimit të kritereve të vendosura prej jurisë si thellësia e mendimit, aftësia shprehëse, saktësia dhe stili i të shprehurit u shpallën edhe tri esetë fituese. Çmimi i parë iu dha nxënëses së shkollës së mesme të përgjithshme “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Megi Mulita, ndërsa me çmimin e dytë dhe të tretë u vlerësuan përkatësisht Klevi Elezi (nxënës i shkollës së mesme të përgjithshme “Sami Frashëri”, Tiranë) dhe Olsi Pajo (nxënës i shkollës së mesme të përgjithshme “Qemal Stafa”, Tiranë). Çmimet  iu dorëzuan fituesve në një ceremoni të zhvilluar në “Hotel Sheraton”, me pjesëmarrjen edhe të zëvendëskryeministit dhe ministrit te Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, dhe Koordinatores se Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri Zineb Touimi-Benjelloun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura