Dhunonte prej 12 vitesh bashkëshorten, plagë në kokë e trup, arrestohet 41-vjeçari

Apr 25, 2015 | 9:38
SHPËRNDAJE

Arrestohet 41-vjeçari në Lezhë, që prej 12 vitesh dhunonte sistematikisht bashkëshorten e tij. Lajmin e bën me dije policia lokale, e cila njofton se në pranga është vënë shtetasi F.GJ ,banues në Lezhë. 

Foto iluestruese

“Arrestimi i tij u bë pasi në menyrë të vazhdueshme prej 12-vitesh, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, duke i shkaktuar plagë në kokë e trup, bashkëshortes së tij”- njofton policia.

Pas kësaj, policia ka plotesuar dhe kërkesë-padine për lëshimin e Urdhërit Menjëhershem të Mbrojtjes. “Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Dhunë në familje” dhe Gjykates së Rrethit Gjyqësor Lezhë për leshimin e Urdhërit të Mrojtjes”- thuhet ne komunikatën e policisë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura