Dhuna e SHIK-ut ndaj Ramës, Balla-Berishës: E urdhërove ti, dëshmitar badigardi yt Izet Haxhia

Feb 19, 2015 | 12:34
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS-së, Taulant Balla akuzoi direkt Berishën për dhunimin e Ramës në ’97.

Deputeti Balla gjate fjales ne Kuvend

Në përgjigje të fjalës së ish kryeministrit Sali Berisha, që e cilësoi dhunën ndaj Ramës në ’97 jo dhunë nga SHIK-u, por krim pasioni, Balla tha se dëshmitar në këtë ngjarje është badigardi i Berishës, Izet Haxhia, ndërkohë që udhri për dhunimin e Ramës, aso kohe intelektual i lirë, është dhënë nga vetë Berisha. 

“Je shkaktar i padënuar për mijëra jetë të humbura për fajësinë e plotë që e coi Shqipërinë në ‘97 drejt një përplasje civile, e qytetarëve me SHIK-asit dhe ato pak forca të ushtrisë që pranuan t’i binden dhe këtu është mëse e qartë edhe kujtimet e vjehrrit të një prej deputetëve të PD, ministër i Brendshëm i kohës, urdhërat e Bershës për të bombarduar jugun. Sa për krimin e pasionit që thua, i nderuar zotëri, ish badigadri yt Izet Haxhia është dëshmia më e qartë e përfshirjes tënde edhe në atë dhunim të interktiualit Rama, ka qenë urdhri yt personal, ka ardhur koha të përgjigjesh për cfarë të ka akuzuar Izeti, për brigadat e tritolit për lidhjet me vrasjen e Hajdarit, urdhërat e tua të dhëna SHIK-ut për dhunimin e opozitarëve të kohës apo intelektualëve të lirë.  Rama në atë kohë është dhunuar një ditë para fillimit të firmosjes se peticionit për largimin e presidentit të aso, kohe njeriu i mbrapshtë Sali Berisha”- tha Balla. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura