Dhuna e policisë, Basha: Prokuroria të nisë hetimet. Vendi zien, revolta rritet

Feb 28, 2015 | 21:47
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se kryeministri Rama dhe policët që dhunojnë qytetarët do të mbajnë përgjegjësi, teksa i ka kërkuar prokurorisë të nisë hetimet mbi rastet e fundit. “Vendi zien, revolta rritet”, thotë Basha në një status në Facebook.

Statusi i Bashës në Facebook

“Dhune ne Kamez, dhune ne komisariatin 5, dhune tek greva e urise. Vendi zien, revolta rritet. Rama nuk ka ndermend te degjoje e te jape zgjidhje. Oferta e tij e vetme eshte dhuna. Do te mbaje pergjegjesi ai dhe gjithe sherbyesit e tij te porosive politike me uniformen e shtetit. U bej thirrje efektiveve te policise te mos perlyejne me tej uniformen, te mos zbatojne verberisht urdherat politike per dhunimin e qytetareve dhe te rinjve qe po kerkojne te drejta ekonomike e drejtesi ne arsim! Per cdo shkelje dhe dhunim do japin llogari para ligjit! I bej thirrje prokurorise se Tiranes, mos te rrije duarkryq para ketyre veprave kriminale por te nise menjehere hetimet per shkelesit e ligjit dhe urdheruesit e tyre. Mosveprimi i institucioneve kur dhunohen te drejtat dhe lirite themelore shkaterron nga themelet besimin dhe respektin per to”,- shkruan Basha në një status në rrjetin social Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura