“Dhoma është si burg i vogël, nuk hapet asnjë dritare” – Nëna dhe fëmija infektohen me koronavirus në Pediatri

Mar 22, 2020 | 16:49
SHPËRNDAJE

Një nënë dhe fëmija e saj janë infektuar me koronavirus në Athinë, Greqi.

spital

Mediat greke raportojnë se gruaja kishte bërë lindje të parakohshme në dhjetor të vitit të kaluar dhe para disa ditës e kishte shtruar foshnjen e saj në spitalin e fëmijëve në Athninë.

Lajmi i keq u njoftua nga vetë nëna me shumë guxim, sapo e mësoi rezultatin të shtunën (21/3) në mëngjes, ndërsa shtoi se kishte shpresa se të dy si ajo dhe fëmija do ta kapërcenin këtë situatë.

“Po thosha se çfarë tjetër mund të shkojë keq, edhe kjo … Epo, fëmija im dhe unë u diagnostifikuam pozitivë me COVID-19 dhe ka shumë të ngjarë të na këtë kapur pas shtrimit në spital … Jemi në një dhomë që është një burg i vogël, nuk lejohet të hapet një dritare. Shpresoj që shpresoj që kjo karantinë të jetë testi i fundit që kaloj dhe të shkoj shpejt dhe shëndetshëm përsëri te burri dhe vajza ime tjetër, që tashmë më mungon gjithashtu”, tha gruaja.

Vlen të përmendet se babai i familjes gjatë një vizite në Athinë të martën e kaluar, pësoi një aksident automobilistik dhe duhej të shtrohej në spital, në Thebes, ku ai është akoma i shtruar, por jashtë rrezikut për jetën.

Gruaja i tregon gjithë botës, se kollitja dhe dhimbja e gjoksit që ajo i kishte ndjerë ditët e mëparshme sikur të kishte marrë të ftohur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura