“Dhjetëra prokurorë e gjyqtarë pjesë e ‘Aktivistit’”, Vasili: Dëshmi asgjësuese e kapjes së reformës në drejtësi. Ja pse SPAK nuk heton Ramën

Feb 8, 2023 | 12:54
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pasi lista e aplikacionit “Aktivisti”, krijuar për punët e brendshme të PS, thuhet sa ka në përbërje të saj edhe punonjës të sistemit të Drejtësisë.

-1200-630-petrit-vasili-pl-998

Vasili shkruan në Facebook se dhjetëra prokurorë e gjyqtarë janë pjesë e ‘Aktivistit’ duke e quajtur si dëshmi të kapjes së reformës në drejtësi nga qeveria.

Sipas Vasilit, kjo është arsyeja se përse SPAK nuk heton Ramën për skandalin “McGonigal”, aferën e inceneratorëve, pantronazhistët apo dhe Portin e Durrësit.

Gjithashtu, Vasili shtoi se më 11 shkurt shqiptarët do të protestojnë edhe për rivendosjen e reformës në drejtësi.

Postimi i Vasilit:

“Aktivisti” asgjeson Ramaformen ne Drejtesi!

Lista e “Aktivisti”-it ben zero reformen ne drejtesi, qe kishte si kushtin numer nje paanesine dhe pavarsine e plote nga politika.

Por dhjetra Prokurore dhe Gjyqtare pjese e listes se “Aktivisti”-it jane deshmi asgjesuese e kapjes se reformes ne drejtesi nga Rama dhe rilindja.

Te trashe dhe vulgarë ne cdo veprim te tyre sot Rama dhe rilindasit, qe çirren duke bere be per koken e reformes ne drejtesi jane sot lakuriq perpara gjithe shqiptareve duke provuar me fakte kapjen totale te drejtesise.

Reforma ne drejtesi e ka kthyer drejtesine ne nje bisht te rilindjes dhe ne nje legjitimuese te pandeshkueshmerise se korrupsionit dhe te çdo veprimtarie mafioz te qeverise.

Sot te gjithe e kuptojne me se miri perse SPAK nuk fillon hetimet per Ramen dhe rolin e tij mafioz ne aferen Mc Gonigal.

Sot te gjithe kuptojne perse nuk nderpriten pagesat per inceneratoret dhe vaxhdojne te vidhen miliona euro me groposjen e mbeturinave.

Sot te gjithe kuptojne perse drejtesia nuk heton aferen miliarda euro te Portit te Durresit.

Sot te gjithe e kuptojne perse nuk thirret perpara drejtesise Rama dhe Veliaj si pergjegjegjes per aferen qindra milionshe te inceneratoreve.

Sot te gjithe e kuptojne perse nuk hetohet per vjedhjen miliardere me energjine elektrike.

Sot te gjithe e kuptojne perse nuk hetohet per aferen e nxjerrjes nga qeveria te miliona te dhenave personale qe ju dhane patronazhisteve.

Sot te gjithe e kuptojne perse nuk hetohet baderdia me fondet e rindertimit, qe u perdoren dhe perdoren edhe sot per te blere vota.

Qindra milione euro te taksapaguesve europiane dhe amerikane, qe paguan per reformen ne drejtesi kane shkuar krejtesisht dem.

Drejtesia, gjoja e “re”, eshte shume larg edhe drejtesise, qe lame pas, se per ndonje hap perpara as qe behet fjale fare.

Sot shqiptaret kane drejtesine me te keqe qe kane pasur ndonje here.

Rama dhe rilindja prodhon vetem kapje dhe mafiozitet politik e korruptiv te drejtesise.

Ndaj ne 11 shkurt qytetaret do te protestojne per rivendosjen e drejtesise se barabarte per cdo qytetar dhe per denimin e mafiozeve ne pushtet.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura