Dhjetë vjet ndarja me ‘mbretin e futbollit shqiptar’, Meta: Panajot Pano do të mbetet gjithmonë një shembull frymëzimi

Jan 20, 2020 | 10:00
SHPËRNDAJE

legjenda13

Në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish futbollistit shqiptar dhe të cilësuar si një legjendë në futbollin shqiptar, Panajot Pano, kreu i Shtetit Ilir Meta shkruan sot ne nje postim ne Facebook se “ai do të mbetet gjithmonë një shembull frymëzimi për të gjithë brezat e sportistëve tanë”.

POSTIMI

Edhe pse kanë kaluar 10 vjet nga ndarja me Mbretin? e futbollit shqiptar, Panajot Pano, ai do të mbetet gjithmonë një shembull frymëzimi për të gjithë brezat e sportistëve tanë! ??

Panajot Pano e filloi karrierën e tij sportive me 12 vjeç në skuadrën e të rinjve të SK Tirana si portier. Më vonë në vitin 1959 mbasi emërohet në ushtri luan për skuadrën e KF Partizani si sulmues. Me këtë lojtar në gjirin e tij KF Partizani fiton katër herë kampionatin kombëtar dhe pesë herë kupën e Republikës. Panajot Pano luajti 25 herë për skuadrën kombëtare. Në vitin 1970 skuadra kombëtare fiton kupën e Ballkanit. Mbas vitit 1975 ai stërviti si trajner ekipin kombëtar dhe atë të të rinjve të KF Partizani.

I pajisur me një teknikë të përsosur driblimi, ai ishte një nga lojtarët më të mirë të kombëtares së futbollit. Në vitin 2003 me rastin e jubileut të UEFA-s u zgjodh si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nga Federata Shqiptare e Futbollit [1].

Më 27 prill 2005 merr titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu. Ai vdiq me 19 janar të vitit 2010 në Jacksonville, Florida, SHBA nga një atak kardiak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura