Devijimi i lëvizjes për në aeroport, banorët e fshatit Rinas për të dytën ditë dalin në protestë. Ulen në rrugë

May 3, 2022 | 9:58
SHPËRNDAJE

Banorët e fshatit Rinas kanë dalë sërish në protestë këtë të martë për shkak të vendimit për devijimin e rrugës, për të lehtësuar qarkullimin e për ta bërë me një sens lëvizje drejt Aeroportit.

Kjo është dita e dytë e protestës dhe banorët thanë dje se ajo do të përshkallëzohet nëse nuk ka reagim nga autoritetet.

Banorët thonë se janë qindra familje që mbeten të bllokuara nga bërja me një sens lëvizje e rrugës për në Rinas.

Banorët kanë vendosur goma për të bllokuar lëvizjen, ndërsa policia ka ndërhyrë për të hapur qarkullimin e mjeteve.

Kujtojmë që dje pati përplasje mes banorëve dhe policisë, për shkak të bllokimit të rrugës.

Protesta ne Rinas-ulen-kembe-kryq Protesta ne Rinas-ulen-kembe-kryq1 Protesta ne Rinas-ulen-kembe-kryq11

VENDIMI I ARRSH

Pas rritjes së fluksit të fluturimeve në Aeroportin e Rinasit, ndryshon sensi i lëvizjes nga data 1 MAJ.

Automjetet që vijnë nga Veriu i vendit ndjekin sensin e lëvizjes ?Fushë Krujë-Vorë

Automjetet që vijnë nga Tirana sensi i lëvizjes bëhet me dy kalime nga?Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq

vijon…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura