DETAJET/ Qëlloi mbi forcat e Policisë, vritet nga RENEA ekstremisti grek në Bularat

Oct 28, 2018 | 15:06
SHPËRNDAJE

UPDATE 15:45/Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi K. Kaçifa.

15:06/ Prej mesditës Policia lokale dhe RENEA ja ë në kërkim të 35-vjeçarit Kostandin Kacifa, i cili qëlloi mbi patrullën e uniformave blu. 

Mësohet se pas shumë orësh kërkimesh, RENEA rë në gjurmët e Kacifës dhe e lokalizoi.

Por Kacifa nuk është dorëzuar edhe pse i rrethuar nga forca të shumta policie, pasi sipas informacioneve ai hapi sërish zjarr kundër RENEA-s. Ai ndodhet i fshehur në afërsi të fshatit Bularat dhe është i armatosur.

Forcat speciale e kanë rrethuar në pjesën e sipërme të fshatit pranë depos së ujit, ku dhe e kanë arrestuar, pas disa shkëmbimesh zjarri.

 

 

Kostandin Kafica

RENEA mbërrin në Gjirokastër, aksion për kapjen e 35-vjeçari që qëlloi me amrë kundër patrullës

Një 35-vjeçar nga Gjirokastra është shpallur në kërkim, pasi ka qëlluar me armë në drejtim të makinës së Policisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 35-vjeçari është Kostandin Kaçifa dhe i janë vënë në ndjekje për ta arrestuar.

Policia shton se ngjarja ka ndodhur “rreth orës 10:00 në krye të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa, rreth 35 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë”.

Ndëkohë mësohet se në Bularat kanë mbërritur forcat RENEA me helikopter.

policia gjirokaster

NJOFTIMI I PLOTË

Rreth orës 10:00 në krye të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa, rreth 35 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë.

Shtetasi Kostandinos Kaçifa porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tye.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë.

Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin.

Shtetasi Kostandinos Kaçifa është futur në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe sherbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së DVP Gjirokastër kanë shkuar forcat speciale Renea.

Shtetasi Kostandinos Kaçifa jeton në Greqi dhe ka rreth një javë që ka ardhur në Bularat.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura