Detajet/ Ja kur Skënderbeu e Laçi do të diskutojnë finalen e Kupës së Shqipërisë

Apr 18, 2018 | 21:31
SHPËRNDAJE

Skënderbeu dhe Laçi do të jetë çifti finalist që do të përballet në finalen e Kupës së Shqipërisë, për sezonin 2017/2018. Korçarët përmbysën nga ndeshja e parë skuadrën e Flamurtarit, brenda në Vlorë, ndërsa Laçi u kualifikua me një gol në fushë kundërshtare, teksa eliminoi Kukësin.

skenderbeu laci

Tashmë, finalja do të luhet në datën 27 maj, mes Skënderbeut dhe Laçit. Stadiumi ende nuk është përcaktuar, edhe pse shumë mundësi ka të jetë “Elbasan Arena”. Gjithsesi, edhe “Loro Boriçi” mbetet një alternativë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura