Detajet/ Donald Lu udhëheq negociatat, ekspertët llogaritin kohën për votimin elektronik

May 17, 2017 | 9:50
SHPËRNDAJE

“Panorama” mëson detaje të tjera nga negociatat mes palëve. Kështu, në krye të tyre qëndron ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Ai duket se është në kontakt me të dyja palët. Deri më tani, ato kanë rënë dakord për paketën McAllister, por ende nuk dihet për datën e zgjedhjeve.

Opozita kërkon patjetër shtyrjen e saj deri në implementimin e numërimit elektronik dhe identifikimit biometrik të votuesve.

“Panorama” mëson se ekspertët janë mbledhur dhe po llogaritin kohën për të përcaktuar sa sa duhen që të implementohen dy kushtet e opozitës, me qëllim caktimin e një date të mundshme për zgjedhjet.

Zbulohen prapaskenat/ Ja çështja që mban peng marrëveshjen Rama-Basha

“Panorama” zbardh detaje nga negociatat mes opozitës dhe pozitës për arritjen e marrëveshjes që do t’i jepte fund krizës politike në vend.

rama basha 2Kështu, sipas burimeve, palët janë dakord në parim me paketën “McAllister”, mirëpo ndahen vetëm në një pikë.

Ajo është data e zgjedhjeve. Kryeministri Rama ka vendosur 23 korrikut si datën më të vonshme të zgjedhjet, duke i qëndruar Kushtetutës.

Mirëpo, opozita kërkon shtyrjen e zgjedhje të paktën në shtator. Kjo për shkak se duhet kohë që të implementohet votimi dhe numërimi elektronik dhe identifikimi biometrik i votuesit në qendrat e votimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura