DETAJE/ Erdhën nga Fushë Kruja dhe u larguan në drejtim të…! Ja sa flori grabitën 3 autorët në Kamëz, pronarja: Një prej tyre me dialekt jugor

Nov 28, 2023 | 20:48
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje mësohen nga grabitja e argjendarisë pasditen e sotme në Kamëz.

vjedhja argjendaria

Tre autorët e maskuar dhe një automatik mësohet se kanë arritur të marrin rreth 1kilogram flori dhe më pas janë larguar me shpejtësi me një automjet tip “BMW X6”.

Policia menjëherë pas ngjarjes, ngriti pika kontrolli në disa qarqe të vendit, por deri më tani pa rezultat.

Sipas informacioneve, autorët të cilët kanë ardhur nga Fushë – Kruja, pas grabitjes janë larguar në drejtim të Laknasit.

Në dëshminë që i është marrë pronares së argjendarisë, njëri prej autorëve kishte dialekt jugor.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 28.11.2023, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMË”.
Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.

Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura