Dështim edhe në tetor, Rama u bën ‘zbor’ doganierëve

Nov 17, 2015 | 13:10
SHPËRNDAJE

Bilanci negativ i doganave edhe në muajin tetor ka bërë që kryeministri Rama të zbarkojë sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Dogave dhe të kritikojë ashpër punonjësit e këtij institucioni.

rama doganiere

Burime nga ky institucion bëjnë të ditur për “Panorama Online” se në mëngjes, teksa po niste orari zyrtar i punës, kreu i qeverisë është paraqitur në dyert e doganave së bashku me ministrin e Financave, Shkëlqim Cani dhe drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave, Pranvera Fagu dhe ka folur me një ton të ashpër përballë doganierëve.

rama dogana

Ai ka deklaruar se performanca e Doganave ka qenë për turp gjatë kësaj periudhe, duke paralajmëruar shkarkime në nivelet drejtuese. 

Këtë fakt e ka komentuar edhe ish kryeministri Berisha, i cili ka publikuar sms e një doganieri.

“Sot ne mengjes ne oren 8, edi rama ka qene ne drejtorine e pergjithshme te doganave, ne hollin e katit te pare me te gjithe drejtoret dhe kryetaret e doganave. Ka ndejtur vetem 5 minuta, duke i komunikuar se i ka dhene urdher drejtoreshes se pergjithshme te shkarkoje te gjithe punonjesit e doganave ne Shqiperi, duke thene se boll, deri ketu. rezultatet jane skandaloze. Pas ketij njoftimi ka ikur menjëherë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura