Dëshmia rrënqethëse/ Sigurimsi përdhunoi vajzën 15-vjeçare para se ajo të vetëvritej

Dec 1, 2015 | 13:07
SHPËRNDAJE

Përgjatë 45 viteve të diktaturës 91 gra u pushkatuan, 4465 gra u burgosën, 7 gra vdiqën në burg nën tortura çnjerëzore, 35 gra përfunduan në psikiatri dhe 9322 gra u interniuan dhe dëbuan.

pesoni-shefideges

Por duket se asnjëherë nuk kemi për të patur të saktë numrin e grave të përdhunuara dhe abuzuara seksualisht nga hetuesit dhe punonjësit e Sigurimit të Shtetit. Gjithsesi në studion e emisionit “Debati Në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku janë dhënë tre dëshmi rrënqethëse që vijnë për here të parë.

Shkrimtarja Meri Lalaj, e cila ka qenë e internuar në një fshat të Kavajës dëshmoi se gjatë kohës së internimit të saj, atje ishte përdhunaur një vajzë 15 vjece nga oficerët e sigurimmit të asaj kohe dhe kjo vajzë, pas përdhunimit, vrau veten.

Studiuesi historian dhe i përndjekuri politik Agim Musta tregoi se numri i grave të përdhunuara në internim ka qenë i madh dhe kjo faktohet edhe sot në krahasim me fshehjen që i bëhej përdhunimeve në qeli.

Por fakti më i bujshëm u dha nga akadmiku dhe historiani i njohur Apollon Baçe.

Baçe tregoi publikisht për shefin e një dege të Punëve të Brendshme të asaj kohe që kishte pasion pikturën dhe pikturonte nudo të gjitha gratë dhe vajzat që ishin të burgosura në qelitë e degës që drejtonte.

Apollon Baçe tha se dispononte fakte mbi gjeneralitetet e këtij shefi dege dhe të dhëna të pakundërshtueshme për përversitetin e tij që pasi i dhunonte gratë në qeli i pikturonte nudo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura