Dëshmia e shqiptarit që masakroi 17-vjeçarin: Shkonte me të dashurën time, doja ta trembja, por më iku truri dhe i preva fytin

Jul 23, 2015 | 12:58
SHPËRNDAJE

 “Po unë e çova atje afër kishës dhe e lidha në kryq. Por ishte vetëm për ta trembur, doja që përpara një dëshmitari tjetër të thoshte se kishte pasur raport me të dashurën time. Pastaj më iku mendja”.

autoret
Kështu e ka nisur rrëfimin e tij Igli Meta, autori i vrasjes së Ismael Lullit, 17 vjecarit shqiptar në Itali.

Mediat italiane zbardhin pjesë nga rrëfimi i tij. |Në fillim i bëra presion Ambrës, të dashurës sime, e cila e pranoi që kishte patur marrëdhënie me Ismailin.  E binda që ta lidhja deri në grykë, për të simuluar një hetuesi të vërtetë. Por kur ai vazhdoi ta mohonte e godita fort me shkelm dhe me grusht. Atëherë më iku truri dhe nxora thikën dhe i preva fytin”- ka thënë autori.

Corriere shkruan se “Igli është shqiptari 20-vjeçar që të dielën e kaluar i preu fytin në Sant’Angelo in Vado, Ismail Lullit për motive xhelozie. Ishte i bindur se ai kishte patur marrëdhënie me të dahsurën e tij Ambera, një vajzë maqedonase, të cilën të gjithë e thërrasin Ambra, e cila kishte pak kohë që kishte mabaruar shkollën e mesme në Urbino”.

Sipas gazetes, ai u ndihmua nga një tjetër shqiptar, Marjo Mema, i cili shërbeu si  karrem. Igli u përpoq ta lehtësonte dje pozicionin e Marjos, duke thënë se i bëri të gjitha vetë. Rrëfim që gjithësesi nuk i bindi karabinierët e Pesaro-s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura