Dëshironi flokë pa thinja? Arrat, ilaçi më i mirë

Mar 30, 2015 | 13:18
SHPËRNDAJE

Ne femrat shpenzojme shume para gjate gjithe kohes per te kyer floket, per t’i krehur, per t’i lare me shampo te ndryshme, por asgje per te shmangur zbardhjen e flokeve. Por kur eshte mundesia, perse te mos e bejme? Madje të bëjmë gjithçka mundemi për të shmangur një ditë të keqe për to. Sidomos kur zgjidhja ka lidhje me ushqimin qe ne konsumojme.

Arrat ndihmojne qe floku yne te mos thinjet thone ekspertet

Doktor Jan Wadstein, një nga ekspertët e fushatës per ndergjegjesimin ndaj flokut, ne Britani, rendit ushqimet te cilat duhet t’i kemi prioritet per te pasur floke te shendetshem dhe pa thinja.

Sipas tij, arrat janë të pasura me biotin, e cila ndihmon ne fuqizimin e trupit, duke e ushqyer me vitaminë E dhe permbajne gjithashtu edhe vajra hidratues omega.

‘Arrat përmbajnë edhe gjurmë të bakrit, “thotë eksperti per floket, Madeleine Preston. ‘Ky mineral luan një rol në prodhimin e melaninës, pigmentit që u jep ngjyrën flokëve.’

Mungesa e bakrit është një shkak i zakonshëm i thinjes para kohe të flokëve.

Ekspertja Sara Allison thotë se veza përmban ushqyes për mirërritjen e flokëve, si proteina, vitaminë D dhe vitamina B. Biotina mbështet prodhimin e keratinës, për të rritur elasticitetin e flokut dhe fortësinë e tij.

Specat, janë një burim i pasur i vitaminës C që mbron flokët nga dëmtimi radikal. Tërshëra është burim i madh i silicit, që mund të ndihmojë me flokët e brishtë teksa ne plakemi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura