“Derdheni heshtjen tuaj në kutitë e votimit”- Basha mbyll fushatën në Durrës: Na bën trim përballë çdo pushtimi! Unë zotohen se…

Mar 4, 2022 | 18:57
SHPËRNDAJE

Kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbyllur fushatën në Durrës, ku ftoi të gjithë demokratët durrsakë që të votojnë për kandidatin e PD, Luan Hoti. Në fjalën e tij, kryedemokrati u shpreh se i di hallet e të gjithë qytetarëve, edhe të atyre që heshtin, duke i kërkuar që në 6 mars heshtjen e tyre ta derdhin në kutitë e votimit.

“Ju drejtohem sot të gjithë durrsakëve dy ditë para një vendimi të rëndësishëm, ju them se bashkë me Luanin kemi dëgjuar problemet tuaja. Heshtja juaj është zemërim. Ju ftoj këtë të dielë derdheni heshtjen tuaj në kutitë e votimit, kthejeni zemërimin në votë për ndryshim, për numrin 3  për Luan Hotin dhe PD.

Jam këtu për tu zotuar mbi këtë truall mbi të cilin ndodhen gjurmët krenare të origjinës tonë, identitetit tonë të asaj që na bën të civilizuar dhe na bën trim përballë çdo pushtimi. Ju them derdheni heshtjen tuaj legjendare, zemërimin tuaj ktheheni në vota sepse Luan Hoti do të punojë për Durrësin dhe durrsakët”, u shpreh Basha.

Më tej  kreu i PD premtoi se besimin që qytetarët do t’i japin këtë të dielë do ta kthejë në reflektim, që siç u shpreh ai të rinjtë dhe të rejat të mos i lënë të mbajnë fjalime hapëse apo mbyllëse në fushata, por të jenë në ballë të PD.

“Ndërsa unë në emër të PD ju zotohem se si çdo kapërcyell të gjeneratave besimin tuaj të dielë do ta kthej në një reflektim të thellë, që këta të rinj dhe të reja të mos i lëmë të flasin thjesht në mitingje hapëse dhe mbyllëse, por ti vënë më ballë të PD që ka lindur e re dhe do të bëhet më e re, ka lindur e madhe dhe do të bëhet më e madhe”, u shpreh kreu i PD.

Fjala e plote e Lulzim Bashes

Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, ju falënderoj nga zemra që e keni mbushur këtë shesh plotë me besim dhe energji dhe kam nderin dhe privilegjin t’i bashkëngjisë shpresës tuaj për ndryshim urimin, shpresën dhe energjinë e Shkodrës demokratike nga e cila vi, plot me shpresë, plotë me besim se do ta çajë rrethimin e shumëfishtë. E gjeta Shkodrën dhe e lash duke u nisur për këtu, në qendrën e vjetër historike të stërgjyshërve tanë, në kryeqendrën e Ilirisë, në Durrësin e lashtësisë, duke menduar për ju miqtë e mi, shumë prej të cilëve pata mundësinë t’iu jap dorën e shumicës akoma jo, duke menduar edhe për vonesën që do të shkaktonte trafiku i pashmangshëm, i cili me thënë të drejtën ishte akoma më bllokues brenda qytetit, sesa ç’ishte jashtë qytetit. Duke menduar se si do t’iu gjeja dhe ja tek iu gjej me sytë e mbushur me dritë dhe me shpresë për të dielën e 6 Marsit. Si rrallë herë, këtë shesh, në këtë kohë kaq të vështirë, e gjej me shpresën e rinisë. Rinisë durrsake, e cila është derdhur masivisht në krah të një njeriu, të një qytetari, të një ish-të riu rebel siç e tha vet, të një familjari dhe babai, të atij që vjen para jush, e me ju do të luftojmë për t’ia kthyer Durrësin durrsakëve, për t’ia kthyer dinjitetin qytetarëve, Luan Hotit. Dhe mbështetja juaj nuk ka munguar. E kam ndjekur përmes rrjeteve sociale dhe medias së pacensuruar. E kam ndjekur në krahun e tij tek trokisnim në dyert e sipërmarrjes në qendër të qytetit dhe në rrethina. E kam ndjerë në takimet me rininë dhe me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit. E kam ndjerë kudo që Durrësi është gati. Nuk është e lehtë ta kuptosh Durrësin dhe unë si shumëkush, e di këtë, e kam mësuar këtë. Jo sepse ma kanë thënë kolegët e mi durrsakë në Parlament apo në Partinë Demokratike, po se i tillë është fakti. Ky shesh, ky shesh ka një histori mijëravjeçare. Këtu ku jemi sonte, kanë buçitur dhe këtu rreth e qark, jo larg nga amfiteatri i Durrësit, kanë buçitur zërat stërgjyshëror të ilirëve, paraardhësve tanë që na bëjnë krenarë për kulturën dhe rrënjët e thella të kulturës. Por që po kështu na e kanë ulur kokën me betonin që është derdhur, me betonin e korrupsionit dhe korrupsionin e betonit që mundohet ditë për ditë të zhvat qindarkat e fundit, por bashkë me të edhe krenarinë legjitime të durrsakëve që i përkasin një civilizimi nga më të vjetrit të Evropës, djep i civilizimit modern Evropiane-Perëndimor. Ky shesh dhe këto sheshe kanë buçitur shpesh nga armët, nga topat e okupatorëve, fuqive të ndryshme të kohës që kanë zbarkuar me mjetet e tyre lundruese dhe e kanë parë gjithmonë Durrësin si portën hyrëse për të pushtuar qytetet tona, për të skllavëruar qytetarët tanë, për të marrë gjithçka të mirë të kësaj toke ilire arbërore dhe shqiptare. Ky Durrës ka buçitur edhe nga rezistenca dhe qëndresa që është bërë okupatorit. Nga rezistenca dhe qëndresa e shqiptarëve por në radhë të parë e durrsakëve ka buçitur Durrësin dhe bucet me historinë e tij por mbi të gjitha siç kanë thënë miqtë e vetë durrsak, Durrësi bucet më heshtje, me heshtjen e mos aprovimit me heshtjen e mos miratimit sa here që një qeverie e cila parti qoftë, shkel me besimin e dhënë e njohim zemërimin e durrsakëve, zemërimin e heshtur të durrsakëve sa here që nuk ia kemi dal ta mbajmë fjalën tonë e njohim se bucet më shumë se çdo buçi tjetër topash apo mitingjesh ndaj ju drejtohem sot jo vetën juve vëllezër dhe motra të qyteti dhe komunave të Durrësit por durrsakeve kudo që jeni anë e mbanë bashkie, që na ndiqni në këto momente dy ditë para një vendimi të rëndësishëm për shtëpinë tuaj, për Durrësin tonë për portën tonë që duhet të jetë e krenarisë dhe jo e turpit. Edhe ju them se bashke me Luanin i kemi dëgjuar problemet tuaja kemi kohe që i ndjekim se si bëhen të mëdha e më të mëdha e stërmëdha, me pak zgjidhje pa zgjidhje apo me zgjidhje që jua rëndojnë dhimbjen. Ndaj e di që edhe kur e kemi dëgjuar që pëshpëritni apo të thoni me zë të lartë problemin tuaj apo edhe atëherë, kur kemi folur me heshtjen tuaj, heshtja juaj është zemërim ndaj ju ftojë këtë të diel derdheni heshtjen tuaj në kutitë e votimit, kthejeni zemërimin në votë për ndryshim për nr. 3, për Luan Hotin, për Partine Demokratike dhe jam këtu për tu zotuar mbi këtë truall nën cilin ndodhet padyshim gjurmët krenare të origjinës tonë, kulturës tonë, të identitetit tonë, të asaj që na bën qytetarë, të asaj që na bën evropian, të asaj që na bën të civilizuar, të asaj që na bën e na mban trima e guximtarë çdo pushtimi. Në zemrave dhe mendjeve nga e keqja që do të na mbaje Durrësin përsëri skllave, ju them derdheni heshtjen tuaj legjendare, zemërimin tuaj kthejeni në vota për Luan Hotin sepse Luan Hoti do të punojë për Durrësin, për durrsakët ditë dhe natë. Ndërsa unë në emër të partisë demokratike ju zotohem se si çdo kapërcyem gjeneratash besimin tuaj të dielën do ta kthejmë në një reflektim edhe me të thellë, që këta të mrekullueshëm të reja dhe të rinjtë, një pjesë prej të cilave i dëgjuam sonte e shumë prej të cilave i kemi takuar të mos i lëmë thjeshtë të flasin në mitingje hapëse dhe mbyllëse, të mos i lejmë thjeshte te marrin pjesë si duart trokitëse në takime tona por ti vejmë ne ballë të përpjekjeve të partisë demokratike që ka lindur e re dhe do bëhet akoma më e re. Ka lindur e madhe dhe do behet akoma më e madhe. Ka lindur fitimtare dhe do vazhdojë të fitojë për Durrësin e për Shqipërinë. Ju ftojë masivisht të dilni në kutit e votimit ta shpërfillni si ç’do të shpërfill Durrësi çdo diktatorë e çdo tirani, ta shpërfillni me pjesëmarrje masive në kutit e votimit dhe të na jepni votën aty ku e dini se ju shërben fëmijëve tuaja, prindërve tuaj, Durrësit tuaj, nr.3 Kandidatit të partisë demokratike dhe kryebashkiakut të ardhshëm Durrësit Luan Hoti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura