Derbi i parë në “Air Albania”, avullojnë biletat për Tiranën, ‘’Guerrilsat’’ dhe ‘’Fanatics’’-at lëshojnë komunikatën e radhës

Dec 12, 2019 | 22:17
SHPËRNDAJE

Dy tifogrupet përfaqësuese të Tiranës dhe Partizanit kanë dhënë komunikimin e fundit përpara përballjes së ethshme për herën e 155-ë midis tyre.

PEbfxzhZ

‘’Tirona Fanatics’’ komunikon se janë shitur të gjitha biletat për tifozët e saj në ‘’Air Albania Stadium’’. Ultrasit bardheblu u bëjnë thirrje të gjithë tifozëve të vet të përgatiten për ritualin e zakonshëm nga ora 15:00.

NJOFTIMI I “TIRONA FANATICS”:

Të gjitha biletat e sektorit te tifozerisë bardheblu tashmë jan shitur!

Cdo gjë gati për nesër…
E fillojmë prej orës 15:00 në qender te Kryeqyetit.
Mblidhemi aty dhe sëbashku nisim “Kortezhin Bardheblu drejt “Air Albania”…

Mos mungoni në kortezh…
SPEKTAKLI NIS QË ATY!

Shifena nesër…

Fanatics

Nga krahu tjetër, ‘’Ultras Guerrils’’ do të nisin marshimin e tyre në orën 17:00  nga pika e tyre e grumbullimit.  Të kuqtë vazhdojnë të ruajnë pathyeshmërinë për më shumë se 5 vite ndaj bardhebluve.

NJOFTIMI I “ULTRAS GUERRILS:

Bashkë, për Partizanin, për Legjendën e futbollit shqiptar, për Nderin e Kombit!

Të gjitha rrugët të çojnë te “Qemal Stafa” ynë!

Bashkë me familjen tonë të madhe të kuqe do të udhëheqim çunat në fushën e lojës drejt suksesit të radhës!
Vishni fanellën, merrni shallin dhe bëhuni gati të dilni nga stadiumi të ngjirur!

Grumbullimi bëhet si gjithmonë te Baza, ndërsa nisja për në stadium në orën 17:00

Shkojmë, fitojmë, festojmë!

Guerrils

Ky do të jetë derbi i parë që do të luhet në ‘’Air Albania Stadium’’.  Përpara më shumë se dy orëve u konfirmua se ishin shitur plot 17 mijë e 500 bileta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura