Deputetja e përjashtuar nga PD mbështet Hafizin: Ke rrugë të vështirë

Feb 2, 2016 | 10:17
SHPËRNDAJE

hafizi-dhe-doda

Deputetja e Shkodrës Mimoza Hafizi e cila deri tani duket se ka dalë kundër të gjithëve pasi është e para që mbështet publikisht platformën e Ben Blushit në Kongres dhe flet për nevojën për zgjedhje brenda partisë, ka marrë përgjigjen e parë.

Është deputetja e përjashtuar nga partia pasi foli kundër kryetarit të PD-së, Mesila Doda, e cila i jep kurajo dhe mbështetje Hafizit për faktin që ka vendosur të thyejë sipas saj ‘mëkatin e heshtjes’.

Në komentin e saj në statusin e Hafizit, Doda i flet nga eksperienca dhe i thotë që ka marrë një rrugë të vështirë…

‘Do kesh shumë vështirësi por tek e fundit do jesh e çliruar prej mëkatit të heshtjes”, shkruan Doda.12669943_1087955434589588_521758802_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura