Deputeti i LSI tregon përplasjen brenda tregut. Tregtari thirrje Kryemadhit: Çizmen prapë Ramës kur flet për ‘rrushin’

Apr 10, 2018 | 15:13
SHPËRNDAJE

Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë qenë sot në disa tregje në Tiranë për të mbështetur protestën e tregtarëve të vegjël kundër futjes në skemën e TVSH-së nëse arrijnë xhiron 2 milionë lekë në vit.

braimllari 1

Por nga disa foto të shpërndara nga agjencia e fotove LSA, duket deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, i cili përplaset me disa persona në treg.

Në atë moment ndërhyra unë. Nuk doja që situata të precipitonte në një konflikt fizik. Ishte i papranueshëm fjalori i tregtarit. Kishte edhe deputetë të tjerë që nuk u përfshinë nga frika se mos i kapnin kamerat”,- thotë Braimllari për “BalkanWeb”.

braimllari 2

Ndërkohë në orën 12:00 tregtarët nisën të ngrenë qepenat, ndërkohë që njëri prej tyre iu përgjigj Ramës për fjalimin e mbajtur pak ditë më parë në Kuvend lidhur me ngritjen e popullit.

“Unë tani do ngre qepenin se vajti ora 12. Solidarizohem me protestën e Shoqatës së Biznesit të vogël. Kjo është kasa jonë, e Sali Berishës dhe Edi Ramës. Falemintuam o popull. Do më vinte mirë që ajo Monika ta merrte edhe njëherë çizmen kur tha ai për popullin aty. Se populli nuk është nga ai që thotë ai, e tha për rrushin e vet ai, nuk e tha për rrushin e popullit. Populli të ngre e të ul, ka të hypmet dhe të zbritmet e veta. Prandaj bëjini të fala atij se ka ik gjithë rinia nga Shqipëria”, tha tregtari per News 24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura