Depresioni dhe ndikimi i regjimit ushqimor

Mar 12, 2018 | 15:43
SHPËRNDAJE

Depresioni është një sëmundje që ndikon në jetën tonë të përditshme, trupin, humorin dhe mendimet, një çrregullim i zakonshëm që prek miliona njerëz në mbarë botën e që, për fat të keq, mbetet i patrajtuar në kohë. Faktorët e lidhur me depresionin përfshijnë faktorët e trashëguar, biologjikë, mjedisorë, si dhe ngjarje të rëndësishme të jetës, si sëmundja fizike, humbja e një të dashuri ose humbja e një pune.

Gjithashtu, të lidhura janë medikamente të caktuara, alkooli, abuzimi me drogën, dieta, si dhe luhatjet e tjera hormonale. Ndryshimet që trupi pëson për shkak të menopauzës, problemet me tiroiden ose një sërë kushtesh të tjera mjekë- sore mund të shkaktojnë po ashtu depresion.depresioni

Njerëzit e depresionuar e kanë të vështirë të marrin vendime. Ata, po ashtu, mund të kenë vështirësi në ruajtjen e marrëdhënieve normale. Trajtimi i duhur mund të ofrojë lehtësim për shumicën e njerëzve që vuajnë nga kjo gjendje. Frutat, perimet dhe drithërat mund të ketë një efekt antidepresant në kohë.

Studimet kanë treguar se dieta DASH (dietë kundër hipertensionit) në mënyrë efektive ul rrezikun e depresionit. Dieta DASH rekomandon ushqime të ulëta në yndyrë, fruta dhe perime me bollëk dhe drithëra integrale. Ata që aplikuan këtë recetë, kishin 11% më pak gjasa për të zhvilluar depresionin me kalimin e kohës, krahasuar me ata që ndoqën një dietë të pasur me yndyra të ngopura, mish të kuq dhe sheqerna, por të varfër në fruta dhe perime.

“Depresioni është i zakonshëm te të moshuarit dhe më shumë i zakonshëm te njerëzit që kanë probleme me kujtesën, presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin”, thonë ekspertët e shëndetit. Në këto kushte, ndryshimi i stilit të jetesës mund të japë rezultat edhe në trajtimin e depresionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura