Denoncoi “vjedhjen” e ndihmave/ Petrit Vasili: Pushteti tenton arrestimin banditesk të denoncueses

Dec 2, 2019 | 23:17
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan se pushtetin tenton të arrestojë në mënyrë bandideske Adriana Kalanë, e cila denoncoi vjedhjen e ndihmave nga ana e Ministrisë së Brendshme.

ardian

“Jam me Adrianen!!!! Pushteti tenton arrestimin banditesk te zj.Adriana Kalaja. Arsyeja ishte se denoncoi vjedhjen e ndihmave nga Ministria e Brendshme”, shkruan ai.

Vetë zonja Kalaja thotë se pushteti nuk kap hajdutin dhe grabitësin apo krimkinelin por denoncuesin.

Unë u largova nga sheshi i teatrit për t’iu bashkuar familjes time, u rrethova nga dy makina, njëra makinë policie dhe tjetra private. Hapa pak xhamin dhe më tërhoqën zvarrë për të më futur në makinën e policisë dhe i kërkova disa herë fletën e arrestimit. Kjo është e patolerueshme”, thotë ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura