Denoncimi te Berisha: Drogën e bën shteti, oficeri 3000 euro për ngarkesë

Oct 7, 2015 | 9:10
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon përfshirjen e mundshme të segmenteve të Policisë së Shtetit në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sali Berisha
Sali Berisha

Pasditen e së martës Berisha ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, dy denoncime të ardhura në adresat e tij dhe që flasin për përfshirjen e oficerëve të Policisë në transportin e drogës në Fier, Vlorë dhe Tepelenë.

Berisha shkruan se për një transport droge polici i thjeshtë merr 500 euro, ndërsa oficeri 3000 euro. Sipas masazheve të publikuar, në total transporti i drogës nga Shqipëria drejt Italisë kushton rreth 5000 euro për çdo ngarkesë.

Ish-kryeministri deklaron se trafikantët janë të pajisur me zhurmues të radarëve, ndërsa në dy mesazhet e publikuara thuhet se droga transportohet nga deti dhe ajari.

 

Komenti i plotë i Berishës në “Facebook”:

Qytetari dixhital denoncon: “drogen e ben Policia”!

– Çunat e krimit nisin vet drogen nga Semani,

– polici merr 500 euro kurse oficeri merr 3000 mije euro per cdo ngarkese qe nisin.

-Trafikantet jane pajiur me zhurmues te radareve!

-Ne Kurvelesh “çunat e krimit”, drejtuesit e tyre pas kontrollit te arave te hashashit kerkojne per vete ose 30% te bimeve te regjistruar ose vleren e tyre ne para.

“Pershendetje z,Berisha.jam R.I nga semani i Fierit

Lexoj postimet e tua dhe denoncimet qe ben nga ato cka ju raportojne qytetaret per trafikun e droges. Ka me dhjetra raste ne shume qytete,por esht i pabesueshem denoncimi nepermjet inboxit ne fb,e-mail dhe tel. Jan te gjitha ne pergjim kontaktet. Ka raste plot ne vlore behen perdite,edhe ne fier gjithashtu.

Ne bregdetin e semanit konkretisht te radari, qe ndodhet jasht funksionit,ku jan ne sherbim 4 polic dhe nje shef,ajo pik sherben per trasportin e ashashit,ku vijn furgona dhe fuoristrada nga vlora, ngarkojn skafet dhe ikin per itali,pika e mbrritjes eshte porti i barit,per ngarkesen policet marin nga 500euro, shefi mer 3000euro. Ne total paguhen 5000euro per nje trasport nga kjo pik. Policet e ngarkojn dhe e shtyjn vet gomonen me 3 motorr. Trafikantet kan bler dhe paisie anti radar,kushtojne nga 3mij euro. Jan te shumta rastet,dhe pikat e nisjes nga deti dhe ajri”

“Mirmrama zoteri un jam T.H,kam nje ankes .

paza droge .shefi kumerjatit tepelen me te anti droges tepelen e me drejtorin e gjirokastres .kalojn ne cdo parcel droge ne /progonat/gusmar/nivic. ikun e numrojn bimet e bejn marveshje me kultivusit .kerkojn 30% ose drog ose vler monetare .ndersa atoqe nu bin dakort ju prishen parcelat e i kalojn per ndjekje penale .ndersa jabanxhive ikam prishur pa marveshje .vin cdo dit neper parcela tet nent veta efektiva te policis . beje kyt ankes ne parlament o babaj i sh shqiptarve .po ma ruaj privatsin time se do kem koken ne rezik po me doli emri im .respekte e mia e jet te xhat e te lumtur .me respekt T.H.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura