Denoncimi i deputetit të PD: Nxënësit pa shkollë, ministria jep godinën me qera

SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat Luçiano Boçi denoncon publikisht se Ministria e Arsimit ka dhënë me qira muajin e shkuar godinën e shkollës në njësinë administrative Bradashesh në Elbasan.

40079670_2165911323652709_8322403793551491072_n

Dhe kjo, vijon ligjvënësi, me justifikimin se nuk ka nxënës në zonë.

Por, shton Boçi, kjo është një nga zonat më të populluar dhe nxënësit të detyruar për të vazhduar mësimet në shkollën e mesme në Elbasan, bëjnë çdo ditë bëjnë 10 km.

Në një shënim në Facebook, ai shkruan:

“Në një kohë që kërkesat për shkolla të reja janë maksimale për shkak të degradimit infrastrukturor të tyre, Ministria jo vetëm që nuk ndërton të reja, por dhe të rejat e ndërtuara nga 2013, nuk i përdor por i jep me qera.

Për të qeshur e për të qarë.

Kjo ka ndodhur me godinën e re të shkollës së mesme në njësinë administrative Bradashesh.

E filluar si investim në 2013, shkolla ishte një kërkesë permanente e komunitetit, për shkak se të gjithë fëmijët për të vazhduar shkollën e mesme, detyroheshin me forgona e mjete të rastit të shkonin deri në Elbasan.

Por mgjs përfundoi në 2014, kjo shkollë nuk u vendos në funksion.

Shkaku: paaftësia ulëritëse e ministrisë së arsimit.

Justifikimi: s’ka nxënës, kur kjo njësi është ndër më të mëdhatë, me gati 10.000 banorë.

Fëmijët ndërkohë çdo ditë bëjnë 10 km për të arritur shkollën.

Aty janë investuar gati 1.5 milionë euro.

Për turp jepet me qera me çmimin qesharak 75 lekë.

Vendim i marrë në Korrik, nē kulmim e pushimeve verore.

Lajmi ka kaluar pa vëmendje, siç e donte Ministria e jonë e famshme e Arsimit”.

BOCI SHKOLLA

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakHiret e Parlamentit zbresin në Jug, Blerina Gjylameti shfaqet në bikini
Artikulli tjetërCheck-up apo ketchup?

S'KA KOMENTE

Comments are closed.