“Dënimi me vdekje? E do populli, po e votoi Kuvendi unë jam dakord”

Jul 21, 2016 | 8:32
SHPËRNDAJE

Duke folur për Televizionin Al Jazeera, Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan i ka dhënë përgjigje disa pyetjeve, përfshirë edhe debatit për kthimin e dënimit me vdekje.

erdogan

Për grushtin e shtetit ai dekalroi se “Këtë e organizoi një grup i cakutar brenda Forcave të Armatosura Turke. Megjithatë, është e ditur se ata janë pakicë. Sidoqoftë ne nuk do të lejonim që pakica ta sundojë shumicën. Ne u përpoqëm ta tejkalojmë këtë duke i hedhur të gjithë hapat e duhur”, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan u shpreh se Organizata Terroriste FETO ka formuar structure paralele brenda shtetit, duke shtuar se “Ata dështuan në tentativën për grusht shteti, por jam i sigurtë se gjatë ditëve dhe javëve në vijim edhe ata do të zhvillojnë ide dhe plane për të ardhmen e tyre. Megjithkëtë, edhe ne jemi të bashkuar dorë për dore si shtet dhe popull kundër këtij lloji të njerëzve dhe organizatave. Gjersa jemi të bashkuar, gjersa jemi së bashku me popullin, tanket nuk mund t’i arrijnë rezultatet e pritura, gjë që u dëshmua.”

U arrestuan edhe pilotët të cilët rrëzuan aeroplanin rus

“U shkel hapësira ajrore turke. Kishte paralajmërime të shumta, por krahas këtyre u vazhdua. Më vonë ndodhi ajo që ndodhi. Ende nuk e dimë nëse lidhjet e këtyre njerëzve apo kjo ngjarje kanë lidhje me zhvillimin e fundit. Megjithatë, mund të ketë lidhje mes këtyre pilotëve me Pensilvaninë. Tani janë nën mbikëqyrje dhe gjyqësori do t’i nxjerr në dritë rezultatet, nëse kanë lidhje ose jo me këtë grup që ndërmori tentativën për grusht shteti”.

Franca mund të marrë leksion demokracie nga ne

“Nëse Ministri i Jashtëm i Francës ka komentuar në lidhje me mua, atëherë kjo është gabim”, tha Erdoğan, duke shtuar më tej se “Ministri i Jashtëm i Francës duhet t’i shikojë punët e veta, por nëse dëshirojnë të marrin leksion, atëherë mund të marrin leksion demokracie nga ne”.

E filluam procedurën e ekstradimit të Gulenit me SHBA-të

“Marrëdhëniet mes shteteve nuk zhvillohen në bazë të emocioneve, por në bazë të logjikës. Ne ia dorëzuam SHBA-ve të gjitha dokumentet dhe provat me dorën e vetë ministrit tonë dhe kështu e filluam këtë procedurë. Do ta presim vendimin”, tha Presidenti Erdoğan.

Ai ka theksuar se “Edhe mbi organizatën terroriste të Gulenit ka një tru tjetër”.

Sa për denimin me vdekje ai ka deklaruar: “Nuk jam vetëm unë ai që do ta jape vendimin (për dënimin me vdekje). Populli e ngriti zërin në lidhje me këtë kërkesë. Ata hodhën slogane se duan ‘dënim me vdekje’. Ai që do të vendosë për këtë është TBMM (Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë). Nëse kuvendi sjell një vendim të tillë, atëherë ai do t’i bëjë ndryshimet e duhura që ky denim të hyjë në fuqi. Në qoftë se ai e miraton këtë dënim, unë kam thënë se ‘E miratoj’”.

Sipas Erdoganit, Liria e shprehjes nuk duhet instrumentalizuar si mjet për të sulmuar.

“Qytetarët tanë të mos u besojnë deklaratave të rreme”- tha ai. Duke i paralajmëruar qytetarët për lajmet e fabrikuara në lidhje me tentativën për grusht shteti, Presidenti Erdoğan tha: “Këto janë deklarata të fabrikuara dhe ata që ndjekin televizionet të mos u besojnë këtyre. Qytetarët tanë të mos u besojnë deklaratave të rreme”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura