DËNIMI I JUVENTUSIT/ Si ndryshon renditja e Serisë A, bardhezinjtë me distancë të njëjtë për Europën dhe për të rënë

Jan 20, 2023 | 21:48
SHPËRNDAJE

Renditja e Serisë A ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm me dënimin e Juvenusit nga Komisioni i Apelit i Federatës Italiane për shkak të mashtrimit financiar nëpërmjet plusvalencave.

juventus

Juventusi ndante vendin e tretë me Interin para këtij vendimi, në kuotën e 37 pikëve por tani e sheh veten duke rrëshqitur shumë poshtë, në vendin e 12 në klasifikim me vetëm 22 të tilla, po aq sa Bolonja e Empoli.

Tani bardhezinjtë kanë 12 pikë diferencë nga vendi i 6 që mbahet nga Roma, pozicioni i fundit që të garanton pjesëmarrjen në Europë. Një distancë thuajse e ngjashme është ajo që e ndan nga vendi i 18, ai që mban Sampdoria. Bardhezinjtë janë 13 pikë larg kësaj të fundit, që gjendet në pozicionin i cili sjell rënien në Serinë B në sezonin e ardhshëm.

RENDITJA PAS DËNIMIT
Napoli 47
Milan 38
Inter 37
Lacio 34
Atalanta 34
Roma 34
Udineze 25
Torino 23
Fiorentina 23
Bolonja 22
Empoli 22
Juventus 22 (-15)
Monza 21
Leçe 20
Specia 18
Salernitana 18
Sasuolo 16
Sampdoria 9
Hellas Verona 9
Kremoneze 7

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura