Dëmtohet Mesi? Ja çfarë thonë mjekët e Barcelonës

Jan 17, 2016 | 23:25
SHPËRNDAJE

Futbollisti më i mirë në Botë, Lionel Messi u zëvendësua në fund të pjesës së parë të ndeshjes mes Barcelonës dhe Atletikos së Bilbaos.

mesi barcelona

Kjo i habiti të gjithë tifozët të cilët ishin dyndur sot në stadium për të parë fituesin e pesë topave të Artë.

Burime të klubit bëjnë të ditur për “Mundo Deportivo” se ai u zëvendësua për të bërë kujdes për ndonjë dëmtim.

Barcelona bën të ditur gjithashtu se goditjet që ai ka marrë gjatë pjesës së parë nuk janë asgjë serioze dhe zëvendësimi erdhi si një masë paraprake për të shmangur një dëmtim të rëndë.

Mesi e ndoqi në dhomat e zhveshjes pjesën e dytë të ndeshjes së fituar nga Barcelona 6-0.

Për herë të fundit Mesi është zëvendësuar vetëm pas një pjese loje në 11 nëntor 2012 gjatë ndeshjes Levante- Barcelona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura