Dëmet e tërmetit të 26 nëntorit/ Milva Ekonomi: Kemi vlerësuar 90 për qind të banesave të dëmtuara

| 21:40
SHPËRNDAJE

Deputetja Milva Ekonomi, duke folur në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se momentet e para të tërmetit më 26 nëntor ishin një dhimbje e madhe.

milva-ikonomi-1-721x450 (1)

“Kam qenë anëtare e Shtabit të Emerngjencës në Durrës. Fillimi ishte një dhimbje e madhe, kur shikoje se njerëzit ishin në shok, kishin frikë se çfarë do të ndodhte më tej. Njerëzit kishin frikë e iknin drejt Korçës, Kosovës etj. Fillimisht duhej menduar se ku do të shkonin njerëzit, një pjesë e tyre u mjekuan në Durrës, disa u dërguan për kurim në Tiranë dhe një pjesë për spitalet jashtë. Plani i dytë ishte për strehim”, tha Ekonomi.

Milva Ekonomi theksoi se janë vlerësuar rreth 90 përqind e banesave të dëmtuar, ndërsa shtoi se janë ndihmuar fillimisht njerëzit që kishin më shumë nevojë.

 “U ndërtua koncepti i bonusit të qirasë, teksa qeveria paguante qiratë. Kishte familje që kishin pësuar dëme, por nuk iknin sepse kishin tokën aty dhe gjënë e gjallë. Kishte ndihma nga gjithë Shqipëria. U dëmtuan 18 për qind e godinave që ishin në zona të prekura rëndë. Menjëherë u ndërtua një ligj për rindërtimin. Ka pasur vullnetarë për të shpëtuar jetë njerëzish, disa edhe nga vendet e BE-së dhe të NATO-s.

 

Zhvilluam më tej edhe Konferencën e Donatorëve, ku vendet vendosnin kredi për të ndihmuar Shqipërinë. Ndihmuan fillimisht njerëzit që kishin më tepër nevojë. Kështu kemi vepruar, ndihmuam ata që vërtetë kishin nevojën më të madhe. Kemi vlerësuar 90 për qind e banesave të dëmtuara. Janë paguar deri tani mbi 21 mijë familje. Procesi është i vazhdueshëm”, u shpreh Ekonomi.

 

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.