Demalia publikon fotot e ndërtesës së vitit 1880 dhe ironizon projektin për shembjen e Teatrit: Pse nuk…

Jul 17, 2018 | 21:59
SHPËRNDAJE

Analisti Ilir Demalia ka reaguar sërish në lidhje me debatin për prishjen e Teatrit Kombëtar. Me anë të disa fotove të një ndërtese në Amerikë e cila daton që nga shekulli i 19 dhe ironizon duke e quajtur kalbësirë.

“Keto më kalonin në mëndje sot tek fotografoja Adams Building në Hancock Stret in Quincy Center. Eshtë godina më e vjetër e ndërtuar 1880-1990 . Eshtë zona më e shtrenjte dhe e gjitha si zonë me City Hall, (Bashkine), Kishën, Varrezat, Biblioteka, Posta, Bare historike nuk mund ti prek kush përvec se për ti mirembajtur dhe kuruar”, shkruan Demalia.

37270830_10216894471655079_7733195715752493056_n

Postimi i plotë

Këta e dinë mirë çka po bajnë

Për të gjithë “ndërtuesit dhe artistët, intelktualët e ndërtimit të botës së re” që duan shëmbjen e teatrit si një godinë pupuliti e fashizmit të botës mizore, mu kujtuan sot tek shkova në Quincy Center në qytetin ku banoj.

Thashë pse nuk vijnë këtu të shkatërrojnë këtë “vjetërsire-qelbësirë” godinë te ndertuar me dërrasa “kalbësira si vetë sistemi kapitalist” e të na “ndërtojnë botën e re?!!”.

-Zoti ju mëshiroftë se nuk e dini çka po bani! -tha në fjalën e fundit në gjygj, Patër Anton Harapi

Vite më vonë “arra gungse” një tjetër i pabindun e klerit katolik Dom Simon Jubani do të shkruante,- ata e dijshin boll mirë çka po bajshin.

Edhe Edi Rama dhe kanakari tij Erion Veliaj, edhe artistët intelektualët, shkrimtarët, dhe dreqi e i biri, e dinë boll mirë çka po bajnë e çka po fitojnë. E dinë fort mirë edhe ata që heshtin e bëjnë asnjajsin e intelktualin e pamvarun po të varun këmbësh e duarsh me të keqen. E siç shkruante Patër Anton Harapi, -Unë e di kush janë komunistët por atyne ja u kisha ba hallall se kanë një ide e luftojnë për te, ani pse ajo ashtë vetëm vlla-vrasje e ka me shkatërru themelet e shtetit qe me aq mund mundem i ngrite. Këta asnjajsit i kisha vra të parët edhe pse sma lejon zhguna e po baj mëkat edhe me këtë fjalë. Keta janë ma të rrezikshmit, ma të pamoralshmit, qe turren mas e thonë na e dishim prandej nejtem njëanë.

37426882_10216894475375172_9082708494951383040_n

Keto më kalonin në mëndje sot tek fotografoja Adams Building në Hancock Stret in Quincy Center. Eshtë godina më e vjetër e ndërtuar 1880-1990 . Eshtë zona më e shtrenjte dhe e gjitha si zonë me City Hall, (Bashkine), Kishën, Varrezat, Biblioteka, Posta, Bare historike nuk mund ti prek kush përvec se për ti mirembajtur dhe kuruar.

Hitoria dhe integriteti e dinjiteti e qytetit dhe vlera është pikërisht tek këto godina tek ato plasaritje të kohës që flasin si ciceron të historise.

37290221_10216894477055214_4993068364009046016_n

Teatri në Tiranë dhe gjithë zona përrreth është zhvilluar jo vetëm teatër, aty është luajtur e gjithë drama dhe komedia politike, historike, letrare. Aty janë zhvilluar gjygjet e 45-47 ku janë dënuar dhe Patër Anton Harapi. Me gjyqin special të 1945-es Bahri Omari kunati diktatorit, sebashku me Kol Tromarën, Aqif Përmetin, Ismail Golemin, Beqir Valterin, Fejzi Alizoti, Kostandin Kote, Terenc Toçi, Zef Kadarja, Shyqyri Borshmi, Bershim Merlika, pra në muret e atij teatri ndjehen ende fjalët e fundit të atyre intelektualvë e njerëzve qe luftuan për një Shqipëri të lirë dhe demokratike që ende nuk e kanë arritur shqiptarët po duan të shkatërrojnë çdo gjurmë të tyre si inkoshient i krimit për të ngritur krime të reja me paranë e krimit. Vrasjen e memories historike.

Fotot e Adams Building që ka marrë emrin ashtu si qytetit ne nder të presidentit 6-të teë SHBA John Adam Quincy qe ka qenë nga ky vend.

37369682_10216894473215118_8634788490250289152_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura