Deklaratat e Ramës për rritjen e pagave dhe pensioneve, ish-ministri i Financave të PS: Është e rrezikshme nëse nuk dihet burimi! Ethet elektorale kanë…

Mar 29, 2023 | 16:56
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se do të ketë rritje të pagës minimale, duke përmendur edhe shifra si 900 euro, ndërsa po ashtu tha se pensionistët do të marrin 5 mijë lekë të reja bonus.

1622017873_arbenmalaj

Ndërkohë ish-ministri i Financave, Arben Malaj, tha se këto deklarata të Ramës duken më shumë si premtime elektorale.

Përmes një interviste për Neës 24, Malaj tha se përpara se të premtosh apo bësh një rritje ekonomike, duhet më parë të dish burimet se nga do të sigurohen këto para.

Sipas tij, nëse rritja vjen nga burime të qëndrueshme, është një rritje e mirë sepse zbut pabarazinë, por nëse vjen nga deficiti, është një borxh që i lëmë brezave të ardhshëm.

“Mbi të gjitha çdo rritje e pagës minimale, apo e pensioneve, është e domosdoshme dhe e dobishme sepse shkon tek shtresat në nevojë. Por duke u bazuar dhe në dokumentet kryesore që qeveriset një vend, në makroekonomi, duket se këto pasa nuk kanë qenë të parashikuara, dhe elementi elektoral dominon mbi përgjegjësinë për ta qeverisur vendin me programe afatmesme. Para se të bësh një rritje, duhet të dish se cilat janë burimet.

Nëse në këtë rast janë nga inflacioni i lartë, nuk do kemi një risk nga deficiti. Por për pagat minimale duhet të bëjmë kujdes, sepse nëse i rrisim dhe nuk dimë burimin… nëse rritja vjen nga burime të qëndrueshme, është një rritje e mirë sepse zbut pabarazinë, etj, por nëse vjen nga deficiti është një borxh që i lëmë brezave të ardhshëm. Të marrësh një vendim pa e diskutuar në Këshillim Kombëtar të Punës… Ethet elektorale duket se kanë nisur të mbisundojnë qeverisjen e vendit”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura