Deklaratat e Lu, Peleshi: Po verifikojmë pastërtinë e historinë e çdo kandidati

Apr 27, 2015 | 13:30
SHPËRNDAJE

Pas deklaratave të ambasadorit amerikan në vendin tonë se kanë identifikuar në listat e partive persona me të shkuar të mundshme kriminale, zv/kryeministri Niko Peleshi deklaroi sot se po verifikohet e kaluara e çdo kandidati të majtë për zgjedhjet e 21 qershorit. 

Niko Peleshi

“Do të marrim me seriozitet çdo lloj sinjali në këtë drejtim. Ka një proces për të verifikuar pastërtinë dhe historinë e çdo kandidati. E kemi treguar edhe në zgjedhjet e kaluara që kemi një shqetësim të veçantë për të patur kandidatë me integritet”, tha Peleshi i pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura