Deklarata shokuese e gruas së deputetit: “Vëllai im më ka përdhunuar që 6-vjeçe”

Feb 28, 2015 | 11:15
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Historia e Karen Danczuk, gruas së deputetit të Partisë Laburiste në Britani Simon Danczuk , e përdhunuar sistematikisht në fëmijërinë e saj, ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat britanike, të cila po hedhin dritë gjithnjë e më shumë rreth kësaj ngjarje.

Sipas “The Sun”, autori i arrestuar dy ditë më parë, i shkonte në shtëpi vajzës, në atë kohë një minorene, çdo të dielë. Teksa në fjalët e 31-vjeçares, nënë e 3 fëmijëve, ndihet dhe tregohet dyshimi dhe frika që ajo ka pasur për bërjen publike të historisë së saj të abuzimit.

Por fakte më të tmerrshme janë zbuluar, ku Karen ka treguar në gjykatë emrin e vëllait të saj Michael Burke, i divorcuar dhe babai i tre fëmijëve.

Ajo ka thënë se ishte vëllai i saj që abuzonte me të, duke i shkaktuar një fëmijëri të neveritshme.

Pasi policia ka telefonuar Michael, një ish-guardian, ai është paraqitur në gjykatë dhe ka dhënë dëshminë e tij.

“Jam shumë i zemëruar për gjithë këtë situatë.  Jeta ime është kthyer përmbys dhe kam frikë të dal nga shtëpia pasi dikush do më sulmojë. Çdo fjalë e motrës sime është trillim. Ajo po përdor median për të bërë një histori të saj sa më të dhimbshme”-ka deklaruar 36-vjeçari.

Mamaja e Karen është shprehur e shokuar për gjithë këtë situatë duke folur për “Mail Online”.

“Unë e kam falur vajzën time për këtë që po na bën. Por nuk mund ta mbështes dot në veprimet e saj. Nuk dua që djali im të përfundojë në burg për diçka që s’e ka kryer”-ka thënë nëna e Karen, Susan Burke.

Pak ditë më parë, e abuzuara Karen Danczuk, kishte deklaruar se familja e saj nuk e besonte atë për abuzimin që i ishte bërë që në moshën 6-vjeçare, por tashmë kishte ardhur koha ta paguanin çdo vuajtje të saj.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura